Historiku

Në fillim të viteve '60 deri kah mesi i të 70-tave ndodh ardhja e parë kryesisht e 'gastarbeiterëve' (punëtorëve mysafirë) turq, shqiptarë, boshnjakë, arabë etj., të cilët pasi i tërheqin me vete edhe familjet e tyre, vendosen në Zvicër për një kohë më të gjatë. Edhe pse shumica prej tyre në fillim planifikonin të qëndronin këtu vetëm 2-3 vjet, mirëpo tani në ndërkohë janë bërë, jo rrallë, edhe nga 30 vjet.

Me vendosjen e përkohshme të muslimanëve në Zvicër fillon edhe hapja e mesxhideve(faltoreve më të vogla se xhamitë) të para. Nuk dimë saktësisht se kur janë hapur mesxhidet e para, por ajo që e dimë me siguri, është fakti se turqit dhe mbase edhe arabët janë të parët që hapin faltoret e para islame në Zvicër, kurse aty kah vitet ’90 hapen edhe faltoret e para shqiptare. Shumica e këtyre mesxhideve janë hapur nëpër bodrume dhe vende të fshehura si magazina, stalla etj. dhe zakonisht larg qendrës së qytetit, diku në periferi. Tejet-tejet i vogël është numri i mesxhideve apo xhamive që janë hapur në ndonjë fshat, pra ato kryekëput ndodhen nëpër qytete. Si mesxhid i parë shqiptar në Zvicër është ai në Cyrih, xhemati i të cilit fillimisht janë falur bashkë me muslimanët turq atje, e më pas shkëputen dhe krijojnë xhematin dhe mesxhidin e tyre shqiptar. Kjo ka ndodhur në vitin 1987. Si imam i parë në këtë xhami ka qenë Usame ef. Xhemaili, momentalisht i punësuar në Bibliotekën “Isa Beu” në Shkup.

Momentalisht në Zvicër ekzistojnë afro 180 xhami, mesxhide e qendra islame. Shumicën prej tyre e përbëjnë qendrat dhe mesxhidet shqiptare: 63, pastaj vijnë turqit me afro 60, boshnjakët me 14 dhe të tjerat u takojnë muslimanëve të kombësive të tjera.

Prej të gjitha 63 mesxhideve shqiptare vetëm 23 janë me imam të rregullt, 16 prej tyre kanë të punësuar imam vetëm për të premten (të xhumanë) dhe për fundjavë, ndërkaq 23 syresh nuk kanë imam as të rregullt e as për fundjavë. Këto ftojnë nga një imam nga vendlindja vetëm për muajin Ramazan, ndërkaq për namazin e xhumasë angazhojnë ndonjë prej xhematëve që kanë pak njohuri rreth rregullave të namazit të xhumasë dhe të hutbes (predikimit të së premtes në minber).

Rejhan Ef. Neziri marë nga:Jean-Pierre Sandoz, Die Sarazenen durchqueren die Alpen, Th. Gut & Co. Verlag, Stäfa 1993, sipas Dr. Hamit Duran, „Muslime in der Schweiz“,

 

Historiku i Qendres Islame Shqiptare (QISH) për kantonet LU,OW,NW 

Në kantonet e lartëpërmendura nuk ka njohuri që para Vitit 1990 të kishe pasur ndonjë xhami apo meszhid,të parët ato te cilët hapën xhami/mesxhid ishin turqët dhe boshnjakët diku në fillim të vitit 1990,ku pastaj xhemati i të cilëve fillimisht janë falur bashkë me muslimanët shqiptarë, me shtimin e numrit të muslimanëve shqipëtar ato më pas shkëputen dhe fillojnë iniciativat e para për formimin e një xhemati shqiptarë  (si ai në Lädelistrasse LU) por pa suksese,tubimet dhe takimet e pandërprera dhan edhe frutin e tyre ku edhe diku në vjeshtën e Vitit 1994  u formua edhe xhamia- meszhidi iparë shqiptarë Qendra Islame Shqiptare në Reusbühl/LU,këtë qendër e formojn shqiptarët muslimanë nga Maqedonia,Kosova,e Lugina e Preshevës.       Ishin shum njerëz ata qe dhanë një provim të rëndë në atë kohë por veteranët ishin: H.Refiku/LU,Zija Arifi/OW,Isa Asani(i ndjerë)OW,Halil Kanjuhi/NW H.Xhema/LU,Ramadan Arifi/OW,Ismail Jusufi/LU,Ibrahim Ef.Islami e shumë e shumë të tjerë,të udhëhequr edhe nga një kryesi e cila u formua për ti çuar punët përpara,kryesia e parë njihet ajo e me Kryetarë Zijadin Matjanin,Sekretarë Ismail Jusufi,Arkëtarë Fahri Rexhepi,dhe Imam Rexhep Gurgurovci,si çdo fillim qe është i vështirë edhe këta njerëz që morën këtë përgjegjësi filluan të punojnë vetëm për hirë të Zotit dhe aritën që të mobilizojnë edhe anëtarët e parë pran kesaj qendre islame shqiptare,vlen te theksohet se në fillimi ishte numri shum i vogël i antarëve ekzistonte nje frigë e pagesës së qirasë,por dolën disa burra që premtuan se nëse e lyp nevoja ishin te gatshëm të jepnin edhe nga 1000.-CHF në muaj me qellim që mos të vinte deri te dështimi  për të patur xhami shqiptare,e këto ishin:Zija Arifi/OW, i ndjeri Isa Asani/OW,Ramadan Arifi/OW,Ismail Jusufi/LU,Haki Sahiti/LU,Zijadin Matjani/NW,Abdurahman Fejzuli/LU,Afrim Dushi/LU, e tje.Prej shum problemeve qe paraqiteshin në fillim problemi më i vogël ishte ai  i Imamëve,sepse deshti Zoti.xh.sh që në këtë rethinë gjendeshin hoxhallarë të devotshëm që nuk hezituan te punonin vetëm për hirë të Zotit.xh.sh në fillim siç ishin Rexhep Ef.Gurgurovci,Ibrahim Ef.Islami,Hamid Ef.Imeri,Nexhat Ef.Qafleshi,Bexhet Ef.Gashi por barën kryesore e barti padyshim Rexhep Ef.Gurgurovci ku shërbeu më se një vit falas.Merita të mëdha kishe edhe i gjith xhemati/antarsia ku në fillim paguanin antarsi vjetore prej 360.-CHF në vit dhe bënin në rotacion edhe kujdestari në lokalin e xhamisë,e cila ishe edhe nje shtyllë kryesore shum e fortë dhe lehtësonte barën e qirasë që ishe 3000.-CHF në muaj.Vazhduan punën në Reusbühl/LU deri në fund të vitit 1996,ku edhe morën largim nga pronari i objektit keshtu qe ishte nevoj permanente që sa më parë të gjendet nje objekt i përshtatshëm për xhami/meszhid ku barën e kesaj e mbante kryesia por edhe me ndihmesën e antarsisë së gjërë,kështu që me ndihmën e Zotit dhe të Rexhep Ef.Gurgurovcit,Zijadin Matjanit,Ibrahim Ef.Islamit u gjet objekti në Sedelstrasse 7 në Emmenbrücke/LU ku edhe sot gjendemi.ai ishe nje objekt shum i papërshtatshëm për xhami/meszhid por falë njerëzve/anëtarëve dashamirë të islamit ajo shpejt u kthye ne nje saraj,secili me profesionin qe kishe me punë dhe material krejt vullnetarë u kompletua ky objekt për tu kthye ne xhami/meszhid ku edhe sot e kesaj dite vazhdonë të shërbej si meszhid islam për shqiptarët musliman,këtu edhe mer forcimi i parë i nje xhamie shqiptare ne Luzern,vazhduan edhe shum aktivitete e vizita ,mësim i fëmijëve,ligjerata nga me te ndryshmet nga hoxhallarë të ndryshëm,kontaktet edhe me xhamitë tjera që formoheshin në Zvicër e keshtu me radhë.Qëllimi final i hapjes se xhamisë shqiptare nuk ishe vetem falja e namazeve dhe ibadeteve por ishe ajo e mësimit te kuranit dhe bërja e hatmeve nga qindra fëmije e të ritur,ishe ajo e shkuarjes në Haxh të qindra besimtarëve e besimtareve, ishte ajo e emancipimit te gruas/motrës shqiptare muslimane me ligjeratat enkas nga teologe te ndryshme,e shum te tjera.

Dhe për fund ky xhemat ka nevojë për një kompleks të tërë ku do mund të gjejë prehje edhe plaku edhe i riu,edhe gruaja edhe e reja,ajo duhet të jetë pronë e xhematit sepse me sakrificën e kesaj popullate muslimane te kantoneve te lartëpërmendura ato e meritojnë sepse e është e drejtë dhe meritë e tyre.

Imamët të cilët shërbyen prej hapjes e deri më sot. 

1994 - 1996      Rexhep Ef.Gurgurovci

1996 - 2002      Ibrahim Ef.Islami

2002 - 2016      Abdulkerim Ef.Sadiku

Kryetarët e kryesive qe i shërbyen kesaj xhamije. 

1994 - 1996  Zijadin Matjani     

1996 - 2004  Nazim Sopi          

2004 - 2006  Fadil Zendeli        

2006 - 2011  Selami Huruglica 

2011 - 2013  Fatmir Veliu 

2014 - 2015  Menderez Abdullahu

2016 -            Mumin Veseli