Duatë (Lutjet)gjatë marrjes së abdesit
Gjatë marrjes së abdesit është mendub (e preferueshme) që të bëhen këto lutje:
Gjatë larjes së fytyrërs:
Në emër të Allahut xh.sh. O Zoti im, më shëndrit fytyrën time, atë ditë kur i shëndritë disa fytyra dhe i nxinë disa të tjera.
Gjatë larjes së krahut të djathtë:
„O Zoti im, më jep librin tim nga ana e djathtë dhe më bën një llogaritë lehtë“.
Gjatë larjes të krahut të majtë:
„O Zoti im, mos ma jep librin në të majtë e as pas shpine“.
Gjatë dhënis mes-h kokës:
„O Zoti, më fut mua nën hijen e Arshit Tënd, atë ditë kur nuk ka hije tjetër, përveç hijes Sate“.
Gjatë pastrimit të këmbës së djathtë:
O Zoti im, më shty në Xhennet me këmbën e djathtë, e mos më fut në Xhehennem me këmbën e majtë“.
Dispozitat (hukemt) e abdesit
Sipas rregullave të sheriatit Islam, abdesi mund të ketë këto dispozita:
ABDESI FARZ – për personin që ska abdes dhe dëshiron ta falë namaz qoftë ai edhe nafile, për namazin e xhumsë, xhenazes, sexhden e Kur’anit, prekjen e Kur’anit.
ABDESI VAXHIB – është abdesi që merret me qëllim tavafi rreth Qabes.
ABDESI MENDUB - është abdesi i cili merret për të rënë në gjum, pas ngritjes nga gjumi, pas përgojimit, bartjes së fjalëve të huaja, pas qeshjes së tepërt jashta namazit, pas larjes së xhenazes dhe bartjes së saj, pas hidhërimit etj.
Prishja e abdesit
Gjërat që e prishin abdesin janë:
Ajo që del nga organet e turpshme, siç janë urina, gazrat, nevoja e madhe.
Gjumi e prish abdesin nese mbështet dhe kotet, por nëse kotet duke qenë në këmbë nuk e prish abdesin.
Humbja e vetëdijes në momentin e alivanosjes, çmendurisë apo dehjes.
Femrat pas lindjes së fëmisë.
Papastërtia që rrjedh nga trupi i njeriut: gjaku, qelbi etj.
Vjellja e ushqimit, lëngjeve dhe gjakut të trashë që goja mbushet plotë.
Qeshja me zë në namaz.
Prekja e organit gjenital me qëllim ngritjen e epshit.
GUSLI
Fjala gusël në kuptimin gjuhësorë don të thotë: „Hudhja e ujit në trupin e vet“
Në kuptimin terminologjik ka kuptimin: „përdorimi i ujit për pastrim tërë trupin në mënyrë të veçantë“
Argumenti për këtë është:
„Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni (lahuni)“ (el Maide 6)
Cilat sende e obligojnë guslin?
Gusli obligohet në këto raste:
Ejakulimi I sperms, qoftë në gjendje të zgjuar apo në gjum, duke e shikuar apo paramenduar, për të dyja gjinitë…
Marëdhëniet intime. Takimi mes dy gjinive intim, obligon guslin.
Menstruacioni - Hajzi. Pas kalimit të peridave tek femrat, obligohet gusli.
Nifasi. Pas lindjes së fëmiut, pas ndërprerjes së gjakëderdhjes.
Pabesimtari. Nëse pranon Islamin, ai obligohet me gusël
I vdekuri. Pastrimi i të vdekurit është obligim i të afërmive të tij.
Kur është pastrami – Gusli Sunnet?
Pastrimi ditëve të premte.
Pastrimi në dy Bajramet.
Pastrimi për veshjen e Hirameve për Haxh apo për Umre.
Pastrimi në ditën e Arafatit.
Cilat janë farzet e Guslit
Pastrimi i gojës dhe hundës.
Uji të kaplojë tërë trupin. D.m.th. të përfshinë lëkurën, flokët pa marrë parasysh a janë të rralla apo të shpeshta. Mashkulli nëse i ka flokët me bistekë (kocel), obligohet t’i shprishë e ti pastrojë flokët, kurse femrat mjafton që ujin ta depërtojnë në rrënjët e flokëve.
Cilat janë Sunnetet e Guslit
Në fillim duhet të bëhet nijeti (vendosa të pastrohem nga papastërtia – xhunubllëku).
Të fillojë me bismilah.
Pastrimi i duarëve deri në nyje
Mënjanimi i ndyrësirës nga trupi, nëse ekziston.
Para guslit, së pari merr abdes, përveç këmbëve, ato i pastron në fund të guslit.
Të fillohet nga koka, krahërori në të djathtë e të majtë dhe tërë trupin
Të fërkohet trupi, e mos të lihet as sa një birë e gjilpërës pa depërtuar uji.
Cilat veprime i ka të ndaluar i papastërti (Xhunubi)
Namazin, nuk guxon të falë namaz xhunub.
Prekja e Kur’anit
Tavafi rreth Qabes
Ndalohet leximi I Kur’anit
Hyrja në xhami.
TEJEMUMI
Tejemumi është pastrim simbolik. Në lidhje me këtë thotë Muhammedi a.s.:
„Pesë gjëra më janë dhënë që ato nuk iu kanë dhënë askujt para meje:
Kam fituar armikun me frikën e tyre (që Allahu ia futi në zemrën e tyre) një muaj përpara betejës.
Më është bërë toka xhami dhe pastrues, andaj çdonjërit nga umeti im që i është bërë farz namazi, le ta falë.
Më është lejuar mua plaçka e luftës, e që nuk i është lejuar askujt para meje.
Më është dhënë mua shefa’ati (ndërmjetësimi).
Pejgamberët para meje ishin të dërguar për popullin e vet, kurse unë jami dërguar për mbarë njerëzimin.“
Fjala tejemmum në aspektin gjuhësorë: qëllim
Në aspektin terminologjik: Prekja e duarëve dhe fytyrës me dhe (pluhur) të pastër
Farzet e tejemumit
Bërja e nijetit
Rënia me shuplaka dheut të pastër dhe fshierja e futyrës
Rënia me shuplaka dheut të paster dhe fshierja e krahut të djathtë dhe krahut të majtë.
Kushtet e Tejemumit
Qëllimi – nijeti
Arsyeja që lejon tejemumin, si p.sh. largësia e ujit ( një mil=4000 hapa) , frika nga armiku në luftë..
Tejemumi të merret me dhe të pastër, ose me elementet e tokës, rëra, guri..
Tejemumi t’i përfshijë edhe brrylat, duhet lëvizur unazën apo hallkat (tek gjinia femërore).
Të bëhen dy rënie tokës dhe me shuplaka të hapura, qoftë edhe në një vend.
Gjërat që e prishin Tejemumin
Të gjitha ato gjëra që e prishin abdessin dhe guslin e prshin edhe tejemumin, ngase tejemumi i zavendëson këto të dyja.
Në rastin e gjetjes së ujit, prishet tejemumi.