TRIBUNË ISLAME
TA PËRKUJTOJMË DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S.
Ligjërues: Hfz. Irfan Abazi
Kuran / Ilahi: Mr. Abdulbaki Llokmani
Moderator: Hfz. Ajet Jusufi
e premte, 01.12.2017 ora: 20:00
(Pas Namazit të Jacisë)
TRANSMETIMI I TRIBUNËS BËHET LIVE NË Facebook
Ju mirëpresim
Xhamia DRITA
Maienstrasse 4
6020 Emmenbrücke
Me daten 07.05.2016
Forumi Rinor Islam (FRI) i xhamisë Drita,
organizoi një tribunë fetare me Temë: "Israja dhe Miraxhi"
Ligjerues: Mr Amet Memedi
Duhet theksuar se xhamine Drita e vershoi nje numer bukur i madh nga Forumi i të Rinjve Muslimanë nga St Gallen.
Amet ef. E prezentoi miraxhin aq bukur, qarte, sa qe e beri qe ta pranishmit ta perjetojne Miraxhin e Pejgamberit shpirterisht, me ndjenja shume te thella u percoll ligjerata deri ne mbarim, ku thelbi i saj ishte te kuptohet personaliteti e Muhamedit a.s., prania r tij tek Perendia, dashuria e parezerve e Allahut ndaj vules se Profetesise.
FRI i xhamise Drita, falenderon hoxhen e nderuar Mr Amet Memedin me gjithe shoqeruesit e tij,
te cilet na e zbukuruan dhe ndriçuan Xhaminë,
dhashte Allahu edhe ne shume e shume takime tjera te ngrohta dhe vellazerore.
Es-selam Alajkum!
Të dashur vëllezër e motra!
Pa dyshim se falenderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, ndërsa përshendetjet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam.
Në vazhdën e shumë aktiviteteve që po mbanë e po organizohen nga Fri dhe kryesia e xhamisë sonë "DRITA", këtë fundjavë patëm rastin dhe nderin që në tribunën e rradhës të kemi musafir shumë me rëndësi në mesin tonë.
Ndërsa, fundjavën që lam pas, me ftesën tonë që i bëm, patëm nderin dhe rastin që të kemi prezent hoxhën e nderuar: ef.Ibrahim Beqiri, i cili elaboroi një temë shumë interesante "Mendimi pozitiv ndaj njëri tjetrit", temë kjo, shumë me rëndësi për kohën e sotit.
Poashtu, musafir tjetër i kësaj tribune ishte edhe: z.Enver Zekaj nga Novosella e Pejës i cili jeton në Dubai plotë 24 vite.
z.Zekaj, ka të përfunduar dy fakultete:
1. Fakulteti i shkencave Islame, dhe
2. Fakulteti për zhvillim të biznesit.
Punon dhe vepron në shumë sektore ndryshme zhvillimore per davet Islam me një kontribut të jashtëzakonshëm.
Kjo tribunë, ishte shumë e dobishme dhe domethënëse për xhematin tonë, pasi që, tema ishte shumë me rëndësi dhe e qëlluar.
Të nderuar vëllezër e motra!
Kjo nuk ishte as e para, e inshaAllah nuk do të jetë as e fundit tribunë dhe aktivitet në dobi të muslimanëve.
Allahu i shpërbleftë musafirët që na nderuan me pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë, poashtu edhe juve vëllezër e motra për pjesëmarrjen tuaj.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe motivin që po na jepni.
Me shumë respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 21 mars, 2016.
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme që po i organizon kryesia e xhamisë "DRITA", të shtunën, më: 27.02.2016 mbajti edhe një aktivitet fetar, respektivisht një tribunë fetare me hoxhën e nderuar Mr.Ragmi Destani nga Bujanoci.
Tema: ''Përcaktimi i synimeve sipas Islamit"
Një tribunë shumë e këndshme dhe domethënëse për shqiptarët musliman që jetojnë në mërgim.
I jemi shumë mirënjohës hoxhës së nderuar me të cilën po bashkpunojmë shumë mirë, pasi që ky nuk ishte aktiviteti i parë i yni, kemi pas edhe më herët bashkpunim dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen inshaAllah.
Të dashur vëllezër!
Aktivitetet e kryesisë sonë nuk kanë të ndalur, e kemi obligim që të punojmë për Allahun, në mënyrë që ta ngrisim kualitetin e jetës fetare e kulturore në mërgim.
Besojmë dhe shpresojmë se edhe më tutje së bashku me ju nuk do t'i ndalim aktivitetet nga gjitha sferat e jetës në dobi të muslimanëve.
E falenderojmë hoxhën për prezencën e tij dhe gjithë kontribuesit e kësaj tribune.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë.
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 27 shkurt, 2016.
TRIBUNË ISLAME ME TEMË
"Përcaktimi i synimeve Sipas Islamit"
Mr. Ragmi Destani
e shtunë, 27 shkurt 2016 ora: 20:00
Live ne YouTube
https://youtu.be/xPXt4Hk6bzg
Xhamia DRITA
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër musliman!
Me shumë kënaqësi ju shkruajmë nga faqja jonë duke ju përshëndetur për gjitha aktivitetet që po i bëni për xhaminë "DRITA".
Jeni dëshmitar se kohëve të fundit janë shtuar dukshëm aktivitetet në dobi të Islamit, në dobi të muslimanëve, këtë edhe e kemi obligim fetar që të përpiqemi deri në fund të jetës në shërbim të Islamit.
Të jesh pjesë e një grupi kaq aktiv, kaq të sinqert, kaq të devotshëm, vërtetë është nder dhe kënaqësi të jesh pjestar i xhamisë "DRITA", kjo dhe na motivon, na jep forcë, na jep kurajo e vullnet që së bashku të rrugëtojmë drejtë ahiretit, mbase edhe pikësynim i yni është vepra për Allahun.
Së fundmi kemi nisur projektin gjigant, për blerjen e një objekti për xhami, tribuna e mbjatur me hoxhën e nderuar DR. Zekirja Bajrami, tribunë kjo e mbajtur më: 30.01.2016 e cila po lë gjurmë të pashlyera në mesin tonë.
Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte:
“O Allah veprën time bëre çdoherë të jetë e mirë, bëre atë të jetë e sinqertë për fytyrën Tënde, e mos e bëjë të jetë për dikë tjetër pos Teje.”
Edhe neve Allahu na bëftë prej atyre që veprat tona janë të pasta, të drejta, të sinqerta vetëm e vetëm për Allahun.
Ndaj, mbesim me shpresë dhe besim se ky është vetëm një fillim i mbarë e i rrjedhshëm deri në vdekje me vepra të mira.
Kryesi e unifikuar, e fortë, stabile dhe e palodhshme, Allahu ju nderoftë e ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër, amin.
Me respekt të lartë,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 01 Shkurt, 2016.
Es-selam Alejkum
Xhamia „Drita“ në Emmenbrücke, organizon tribunë islame.
Me 30 janar 2016 dita e shtunë në ora 19:00.
Tema:
„ISLAMI - SISTEM I JETËS“
Ligjërues: Dr. Zekerija Bajrami
TRANSMETIMI I TRIBUNËS BËHET LIVE NË Radio Pendimi
Ju mirëpresim
Tribuna do të mbahet në:
Xhaminë „Drita“
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Es-selam Alejkum të nderuar vëllezër e motra!
Më: 10.10.2015 Qendra Islame Shqiptare ''Emmenbrucke'' në Zvicër ka shënuar përvjetorin e 20-të jubilar.
Me këtë rast forumi rinor i xhamisë dhe kryesia e xhamisë kishin filluar një përgatitje të paparë deri më sot për të shënuar kremtimin e këtij përvjetori.
Shumë aktivitete e vecuan këtë ngjarje të rëndësishme për qendrën tonë Islame Shqiptare, kishim të ftuar musafirë të ndryshëm nga trojet shqiptare të cilët i dhanë një shije të mrekullueshme kësaj ngjarje me fjalimet e tyre.
Poashtu, përvec hoxhallarëve në programin tonë ishte paraparë që të këtë recitim i pjesëve të Kur'anit, këndim të Ilahive e monologje të ndryshme.
Këndin e programit e bënë shumë interesant dhe rrënqethës grupi i artistëve të rinj të BIK-ut nga Bujanoci të cilët me dramën e tyre të drejtëpërdrejtë rrënqethën zemrat e musafirëve sa që edhe lotët nuk munguan.
Organizim madhështor dhe i paparë, parashihej të ishin afër 500 të pranishëm nga shumë vende të ndryshme, lirisht mund të themi se ishte njëri ndër organizimet më të mëdha të kësaj natyre në qendën tonë Islame Shqiptare.
Poashtu, si vecori e shënimit të këtij përvjetori ishte se kryesia e xhamisë mori vendim që xhamia të ketë një emër të ri dhe me kuptim, ku tash e tutje në vend të ''Emmenbrucke'' do të quhet ''Xhamia Drita''.
Përvec riemrimit të xhamisë, pamë të arsyeshme se kjo qendër Islame Shqiptare për këtë 20-të vjetor meriton të ketë një llogo të re, të cilën e prezantuam para musafirëve.
E falenderojmë Allahun xh.sh që na bëri të mundshme gjithë këtë aktivitet dhe e lusim që të na fal për cdo lëshim e ta pranoj cdo vepër të mirë tonën.
E lusim Allahun xh.sh poashtu që qendrës Islame Shqiptare ''Drita'' Allahu t'i jep dritë të pandalshme deri në Kijamet, ta rrisë xhematin e ta shtoj begatinë.
I falenderojmë jashtzakonisht shumë të gjithë musafirët që na nderuan me pjesëmarrje dhe që dhanë kontributë për mbarvajtjen e këtij manifestimi.
Kryetari i Forumit Rinor Islam z.Mumin Veseli i falenderon të gjithë musafirët dhe departamentin e të rinjëve nga Bujanoci për prezantimin e dramës së mrekullueshme.
Ju faleminderit shumë!
Me respekt,
Forumi Rinor Islam i xhamisë ''Drita''
Ftoheni të merrni pjesë në manifestimin e 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqiptare për kantonet LU, OW, NW në Emmenbrücke
Data:10.10.2015
Ora: 18:00
Adresa: Seetalstrasse 16
6020 Emmenbrücke
PROGRAMI:
Pjesa e parë: 18:00-19:30
Pjesa e dytë:
20:00-22:00
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT:
Kur'an, Ilahi, dokumentarë rreth historikut të xhamisë, fjalime pershendetëse, referate, dramë islame etj...
Prezenca juaj do ta bekojë tubimin
KONTAKT PERSONAT:
076 562 31 44
076 411 90 29