Esselamu Alejkum!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar vëllezër musliman!
I nderuari xhematë!
I nderuari dhe i respektuari hoxhë Senad Ramadani dhe inderauar hoxh Bunjamin Hasani dhe i nderuar mysafir specijal Hafes Xheladini Jusufi
E falenderojmë Allahun xh.sh shumë për të gjitha të mirat që na i mundëson vazhdimisht.
Salavatet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen e tij dhe shokët e tij të besnik.
Të dashur vëllezër!
Sot, pas shumë muajsh sakrifice e mundimi për të arritur deri këtu, për ta realizuar këtë projekt jetik për ne. për realizimin e objektit të ri të xhamisë, sot ndihemi shumë të lumtur dhe krenar me një punë dhe angazhim kaq të suksesshëm.
Për gjithë këta muaj ne të gjithë së bashku, kush më pak e kush më shumë, në forma të ndryshme, kemi arritur deri në këtë finalizim të realizimi të këtij projekti kaq të mirë.
Ju jam mirënjohës dhe ju falenderoj shumë që keni bërë durim dhe keni dhënë kontribut të gjithanshëm, Allahu ju shpërbleftë.
Ju e dini se ne shpeshherë kemi hasë në vështirësi të mëdha nga mungesa e hapësirës së xhamisë dhe pjesëve shtesë të saj, dhe kjo na ka pamundësuar që të zhvillojmë aktivitete të ndryshme, ndaj, u detyruam që të gjithë së bashku të mobilizohemi dhe të krijojmë një ambient siq është ky sot.
Së pari blemë objektin, më pas morëm licensën, filluam renovimin e tij e shumë punë të ndryshme, shumë para dhe mund, por jemi të bindur dhe të vetëdijshëm se do ja vlente një sakrificë e tillë.
Pas gjithë këtij mundi, unë si kryetar i kryesisë së xhamisë në rradhë të parë i falenderoj ngrohtësisht kryesinë dhe grupin tim punues që nuk më lan vetëm asnjëherë.
Mandej i falenderoj të gjitha firmat dhe sponzorët që na ndihmuan në të gjitha format, dhe të gjithë vullnetarët që me punë fizike dhan një kontribut të jashtëzakonshëm që projektin tonë ta përshpejtojmë.
Andaj, e falenderojmë Allahun shumë që na dha forcë dhe energjit, unitet dhe bashkëveprim që të kemi durim deri këtu.
Pa e zgjatur më shumë, unë ju uroj muajin e bekuar të Ramazanit, e gëzofshim së bashku xhaminë e re, të punojmë për brezat tanë të rinj dhe të jemi sa më unik në gjitha sfidat tona.
E lus Allahun xh.sh që ta kalojmë dhe përjetojmë një muaj të bukur dhe të jemi të falur nga Allahu.
Me shumë respekt e nderime,
Kryesija e xhamis Drita
Kryetar Mumin Veseli
Allahu ju bekoftë!
Muslimani është vëlla I muslimanit. Të nderuar kush ja largon një brengë vëllaut të tij Allahu do ja largoj ditën e gjykimit. Në emër të kryesisë së xhamisë Drita falenderojmë xhaminë Mëshira (bassel strasse) që ndau ndihmë një shumë prej 5000-CHF për këtë xhami në të cilën nga dita më e mirë e javës e xhuma do filloj adhurimi.Dhasht Allahu xh.sh. që vepra e tyre të jetë dëshmi dhe dritë në botën tjetër. Amin.
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër-xhematë i xhamisë "DRITA"!
Me kënaqësi ju njoftojmë se kryesia e xhamisë ka organizuar cikël të ligjeratave nga hoxha i nderuar: Hfz. Xheladin Jusufi.
Ligjeratat mbahen nga dita e martë pas namazit të jacisë e deri të dielën pas namazit të drekës.
Dobi tjetër që mund të përfitoni është se pas mësimit ju mund të parashtroni edhe pyetje, këto pyetje ja drejtoni direkt Hoxhës Xheladin Ef. Jusufi.
Poashtu, ju njoftojmë se mësim-besimi për fëmijët zhvillohet diteve të mërkura pas namazit të drekës dhe të shtunave pas namazit të drekës,ju sugjerojmë që fëmijët të vijnë edhe ta falin namazin e drekës.
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet”.
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t’u mungonte asnjë pjesë e shpërblimit të tyre”.
Ligjeratat do të jenë nga temat prej më të ndryshmëve.
Ju sugjerojmë që të vini dhe t'i ndiqni, e kemi obligim që të paisemi me dituri në rrugën e All-llahut.
Ju falemenderojmë për mirëkuptim, Allahu ju shpërbleftë!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Foto: Xheladin Ef. Jusufi
Informim
Informohen të gjithë besimtarët se, Festa e Kurban Bajramit do të jet më 12 shtator 2016 dita e hënë.
ceremonia e faljës së Kurban Bajramit do te zhvillohet në Sallën:
Qendra Italiane
(afër Xhamisë)
Seetalstrasse 16
6020 Emmenbrücke
Falja e Namazit të Sabahut do të zhvillohet në ora 6:30 kurse
Falja e Namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet në ora 7:45
Të gjith ata që jan të interesuar për (Pagesën e Kurbanëve) edhe këte Vit si Viteve tjera Kryesia Xhamisë Drita bën organizimin dhe mbledhjen e tëhollave për Kurbanë. Çmimi i Kurbanit është 150.- CHF
Pagesa e Kurbanit mund të bëhet më së largu deri në ditën e faljes së Kurban Bajramit.
Për informata më të hollsishme lajmërohuni në numrin e telefonit:
Xhamia Drita Tel: 041 260 77 98
Kryesia e Xhamisë "DRITA"
Të nderuar vëllezër e motra!
Kryesia e xhamisë "DRITA" ndjen obligim dhe kënaqësi që të bëj publik dhe t'ju njoftoj gjithë anëtarësinë e saj se tashmë edhe ligjërisht kemi arritur që të fitojmë kontratën (vendimin) për pronësinë e objektit të xhamisë.
Tash e tutje ne jemi pronarët legjitim të objektit në fjalë.
Kryesia e xhamisë me kshillin mbikqyrs dhe imamin kem bo një punë, mund dhe sakrificë të pakompromis ka arritur që ta rradhisë edhe një sukses mjaftë të qmueshëm, dhe për këtë, e falenderojmë Allahun xh.sh, pastaj edhe gjithë kontribuesit në këtë drejtim.
Ne, ju urojmë të gjithë juve, ta gëzojmë së bashku, t'i edukukojmë gjeneratat tona për të cilat e kemi obligim dhe ta promovojmë Islamin sa më shumë.
Poashtu, lidhje me këtë rast, kryesia e xhamisë kërkon që edhe më tutje të vazhdoj aksioni për pagesën e pjesës së mbetur të borgjit për objektin e xhamisë, akoma kemi nevojë për financa, andaj, ju lusim shumë sinqerisht që ta merrni në konsideratë dhe të kryejmë edhe këtë obligim sa më parë.
Me respekt, ju përshëndetë kryesia e xhamisë "DRITA".
Kryetari: Mumin Veseli
Zvicër, më: 02 Qershor, 2016
Es-selam alejkum!
Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA"!
Në mbledhjen e rregullt të mbajtur më: 01.05.2016, në prani të jush kemi diskutuar dhe debatuar shumë pika me rëndësi për ne.
Si pikë e primare dhe me theks të vecant u diskutua dhe u raportua rreth buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti, në të cilën pikë ne prezantuam gjitha të hyrat dhe të dalurat në xhirollogarinë e xhamisë.
Si pikë tjetër me rëndësi për ne ishte edhe prezantimi i projektit të xhamisë së re para anëtarësisë dhe xhematit, në të cilën u diskutua mjaftë dhe xhemati u ndanë të kënaqur.
Ndër të tjera, u prezantuan edhe idetë e projektit të xhamisë se si do të duket dhe si do të shfrytëzohet në të ardhmen nga xhemati.
Sugjerim:
Të nderuar vëllezër musliman!
Ju apelojmë, ju bëjmë thirrje të fuqishme që edhe më tutje të vazhdojmë në grumbullimin e mjeteve financiare për pagesën e objektit të ri për xhami.
Ju lusim që këtë detyrë ta merrni edhe më serioisht e bashkërisht ta kryejmë këtë obligim.
Shfrytëzojeni cdo mundësi të lejuar për t'i apeluar njerëzit dhe për të grumbulluar mjete financiare.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të derdhin mjetet e tyre në këtë llogari:
Luzerner Kantonalbank AG 6003 Luzern
CH0600778164056952003
Islamisches Kulturzentrum
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë e ju nderoftë për gjithë kontributin që po jepni.
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 3 maj, 2016.
Es-selam alejkum!
E nderuara kryesi të nderuar xhemat i xhamisë "DRITA"!
Ju njoftojmë se, më: 01.05.2016 kryesia e xhamisë "DRITA" ka paraparë të mbajë një mbledhje të rregullt me anëtarësinë dhe xhematin e saj.
Mbledhja do të mbahet menjëherë pas faljes së namazit të drekës.
Rendi i ditës:
1. Informatë ndaj kryesisë rreth financave të xhamisë
2. Informatë dhe diskutim rreth planeve të objektit të ri të xhamisë
3. Të ndryshme.
E nderuar kryesi dhe xhematë!
Pjesëmarrje juaj në këtë mbledhje është e domosdoshme dhe e dobishme rreth këtyre qështjeve.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt!
Kryetari i xhamisë "DRITA"
Mumin Veseli
Zvicër, më: 28 prill, 2016.
Es-selam alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
I nderuari xhematë i xhamisë "DRITA" dhe ju të dashur vëllezër!
Tashmë e dini të gjithë se kryesia e xhamisë sonë ka ndërmarr një hap shumë të madh për blerjen e objektit i cili do të shfrytëzohet për xhami e gjëra të ndryshme në dobi të Islamit.
Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se pikërisht sot, më: 03.03.2016 edhe zyrtarisht kemi nënshkruar kontratën për të deponuar pjesën e parë të pagesës.
E falenderojmë Allahun shumë për këtë sukses, dhe e lusim poashtu që edhe pjesa tjetër të mblidhet sa më parë e ta kryejmë sa më parë këtë obligim.
Ne, nuk do të biem pre e asnjë fjale e thashetheme të kujtdo qoftë, por do të vazhdojmë misionin tonë që kemi nisur për hir të Allahut xh.sh dhe nuk do të na luhatë asgje nga e drejta.
Këtë mision që e kemi nisur, nuk do të zbrapsemi sepse jemi betuar para Allahut që puna jonë, vepra dhe jeta jonë të jetë në shërbim të Allahut.
I falenderojmë jashtëzakonisht shumë të gjithë donatorët dhe kontribuesit që deri më sot nuk po kursejnë asgjë dhe po e ndihmojnë cdo iniciativë nga kryesia e xhamisë.
Poashtu, bëjmë thirrje që ky aksion të mos ndalet deri në fund të realizimit të këtij qëllimi, sepse akoma kemi shumë nevojë për të mbuluar shpenzimet e këtij objekti shumë me rëndësi për ne.
Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat e kësaj botë dhe botës tjetër.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 03.03.2016
Es-selam Alajkum!
Të nderuar vëllezër e motra musliman!
Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA"!
Tanimë jeni të njoftuar edhe publikisht se kryesia e xhamisë ''DRITA'' ka ndërmar një vendim shumë të madh, të nevojshëm po edhe të qëlluar inshaAllah për blerjen e një objekti i cili do të shfrytëzohet për xhami dhe shumë lokale të tjera në dobi të xhematit.
Në objektin e ri, do të kemi mundësi shumë më të mira për aktivitete, hapësirë komode për shfrytëzim në dobi të fesë tonë.
Ne bashkërisht e arritëm këtë qëllim, duke e gjallëruar unitetin edhe më shumë brenda xhamisë dhe duke u munduar të dëshmojmë se qëllimi ynë është puna për Allahun xh.sh.
Po mundohemi që të bëjmë të pumundurën që ta rrisim jashtëzakonisht shumë aktivitetin tonë brenda kryesisë e xhematit gjithmonë në bashkpunim të ngushtë me hoxhën tonë të nderuar ef.Abdulkerim Sadikun.
I gjithë ky bashkpunim i ndërsjellt, na bënë shumë të fortë e të vendosur në synimet tona, posaqërisht na motivon blerja e këtij objekti dhe fjala e Muhammedit alejhi selam ku thotë:
Omer ibn Hatabi thotë:
“E kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë:
“Ai i cili e ndërton një xhami për hir të Allahut dhe aty do të përmendet Allahu, Allahu (i Lartësuar) do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhennet.”
Dashtë Allahu që ne së bashku të gradohemi me mirësitë e Allahut në xhennet, ta keni parasysh se cdo kontribut që e jepni, Allahu e shumfishon në këtë botë dhe botën tjetër.
I nderuari xhematë dhe ju musliman ku do qofshi!
Pas këtij vendimi që kemi marr, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këtë objekt të arrijmë ta paguajmë.
Deri më tani mirë ka filluar aksioni, por, ende kemi nevojë shumë për përkrahjen tuaj materiale e morale që ta arrijmë këtë qëllim.
Dhe krejt kjo bëhet duke ju ofruar dhe dëshmuar besimin e sinqert ndaj jush.
Presim mbështetjen tuaj të parezervë në këtë aksion madhorë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 22.Janar, 2016.
Es-selam Alejkum!
Vëllezër e motra të nderuar!
Kryesia e xhamisë e njofton anëtarësinë dhe xhematin urgjentisht që të mbajmë një tubim të përbashkët më: 24.01.2016 në objektin e xhamisë.
Rendi i ditës:
1. Blerja e një objekti të ri për shfrytëzim të xhamisë.
Ju do të njoftoheni në detaje për këtë mundësi të ofruar rreth këtij objekti, prandaj, ju bëjmë thirrje që t'i përgjigjeni ftësës masovikisht.
Tubimi do të mbahet pas faljes të namzit të drekës në ora 13.00
Ardhja juaj në këtë tubim është e domosdoshme, shumë e rëndësishme.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 19 Janar, 2016
Çdo të Shtunë përgatisim mish në Grill-Sgarë, pas Namazit të Jacisë.
Jeni të mirëseardhur të gjith ju miq e dashamirë.
Kjo ofertë është sjellur nga Kryesia e Xhamisë që nga Janari 2016.
Allahu ju shpërbleftë për kontributin tuaj.
Me nderime
Krysia e Xhamisë Drita Luzern.
Sot më datë 13. Dhjetor 2015 mbas namazit të drekës u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i QKI-së
Grupi i kryesuar nga Mumin Veseli me shumicë votash mori mandatin për krijimin e Kryesisë për 2 vitet e ardhshme.
Në votim morën pjesë edhe 3 kandidatë tjerë të cilët nuk kaluan me vota 1/3 e anëtarëvë të pranishëm.
Dorëzim/Pranimi zyrtar i mandatit bëhet me datë 01. 01. 2016
Ishe knaqësi dhe nderë që në mesin tonë pra në Xhaminë Drita në Emmenbrücke/LU të kemi mysafir Hfz. Aziz Alili Imamin kryesorë në Xhaminë e Zagrebit dhe Hafiz i permasave botërore së bashku me djalin e tij Hfz. Ahmed Alili,këto në Zvicër qendronin me ftesë të qytetit të Zürichut me rastin e organizimit te ditës së feve (Tag Der Religionen), gjatë kohës së lirë që kishin,ato ndajten kohë dhe vizituan Xhaminë Drita në Emmenbrücke Luzern, Për Hfz. Azis Alili skemi ç'të shkruajm por na impresionoi Hfz. i ri Ahmed Alili, sepse me zërin e tij të bukur dhe melankolik ai tërhoqi zemrat dhe vëmendjen e xhematit te pranishëm, keshtu që të gjith u ndajtëm të kënaqur nga vizita që na bënë Hafizat e nderuar.
Es-selam Alejkum
Neser per namaz te drekes e kemi rastin ta kemi mysafir ne xhamin tone, hfz Aziz Alilin dhe Ahmed Alilin, hafiza me fame boterore jane nga Zagrebi.
Të nderuar anëtar,mysafirë, ju njoftojmë që nga data 25.10.2015
Namazi i Drekes falet
Ora 13:00
Namazi i Xhumasë falet
Ora 12:30
Namazi i Jacisë falet
Ora 19:00
Es-selam Alejkum të nderuar vëllezër e motra!
Kryesia e xhamisë ''Emmenbrucke'' e cila tash e tutje ka emrin e ri ''Xhamia Drita'' ju njoftojmë për disa ndryshime që janë bërë këto ditë në qendrën tonë Islame Shqiptare.
Pasi që këto ditë kemi shënuar 20-të vjetorin e themelimit të qendrës sonë kulturore fetare kemi marr disa vendime mjaftë të rëndësishme ne si kryesi dhe si grup punues të gjithë së bashku, sepse
vetëm në bashkësi e me mirëkuptim suksesi është i sigurtë!
Të gjitha vendimet që janë marr, janë marr në bashkpunim të ndërsjellt duke dëgjuar dhe respektuar mendimet e njëri tjetrit, qoftë për organizimin e manifestimit, qoftë për riemrimin e xhamisë,
qoftë për ndryshimin e llogos së xhamisë e vendime të tjera të cilat kan rifreskuar ambientin punues në qendrën tonë.
Kryesia e xhamisë dhe forumi rinor Islam i xhamisë i përshëndetë të gjithë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen e organizimit të manifestimit dhe këto vendime që janë marr në dobi të xhamisë
dhe qendrës sonë.
Ne edhe më tutje do të vazhdojmë të punojmë së bashku, duke respektuar idetë dhe mendimet e njëri tjetrit në mënyrë që të nxjerrim më të mirën të mundshme nga mesi ynë dhe më të bukurën.
Lusim Allahun s.w.t që të jap dituri e maturi në hapat e ardhshëm.
Forumi rinor Islam ju përshëndetë dhe ju uron gjitha të mirat, Allahu ju shpërbleftë, amin.
Me respekt,
Forumi Rinor Islam i ''Xhamisë Drita''
Es-selam Alejkum
Vëllezër e motra të nderuar!
Me rastin e shënimit të 20-të vjetorit të themelimit të qendrës sonë shqiptare Islame në ''Emmenbrucke'' ne si shoqatë kemi arritur që të përparojmë në shumë dimensione.
Kemi pasur edhe sfida, por edhe suksese të pandalshme dhe për këtë e falenderojmë Allahun xh.sh.
Në këtë jubile të kësaj qendre Islame mjaftë me rëndësi, kemi marr vendim që xhamisë të ia ndrrojmë emrin dhe ta bëjmë një llogo identifikuese të re për xhaminë.
Tash e tutje xhamia ''Emmenbrucke'' do të quhet ''Xhamia Drita''.
Poashtu edhe llogon e re e cila është punuar në mënyrë profesionale.
Shpresojmë se ju kanë pëlqyer këto ndryshime, e ne e lusim Allahun xh.sh që të na ndihmojë në rrugën tonë drejtë qëllimeve tona në dobi të Islamit.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Xhamia Drita
Festa e kurban Bajramit
Është ditën e enjte
Data: 24.09.2015
Sabahu: 06:45
Bajrami: 08:00
Vendi: Qendra Italiane
P. Giovanni - E'brücke
Me fat, lumturi dhe shum gëzime u qoft Festa e Bajramit