Faleminderit Hafez Jusufi

Es-selamu Alejkum!

I nderuari Hafez Jusufi

Ashtu si cdo fillim që e ka fundin e tij, edhe cdo takim e ka ndarjen e tij!

Edhe takimi dhe bashkëpunimi ynë me ju i nderuar Hafëz që prej fillimit e deri në ditën e fundit të marrëveshjes ishte shumë i dobishëm, i frytshëm, i suksesshëm dhe shumë i ngrohtë.

Që prej fillimit që filluam bashkpunimin e dyanshëm në dobi të Islamit e deri më sot, ne u ndam shumë të kënaqur dhe ju jemi shumë falenderues për kontributin e dhënë.

U bënë plotë dy muaj punë, angazhim, aktivitet në mesin tonë, ndërsa 

Ne si kryesi dhe xhematë i xhamisë "DRITA" të jemi shumë falenderues dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen caktimi i Allahut të na mundësoj bashkëpunime të tilla.

Njëkohësisht, e lusim Allahun Fuqiplotë që t'ju shpërblej me Mirësitë e Tij në këtë botë dhe botën tjetër për gjithë kontributin tuaj gjatë këtyre tre muajve.

Me shumë respekt e miqësi!

 

0 Kommentare

F A L E N D E R I M

Es-selam Alejkum!

Të nderuar vëllezër e motra!

 

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta e të pandalshme që po organizon kryesia e xhamisë sonë në krye me imamin e xhamisë për të kërkuar përkrahje morale e financiare nëpër disa qytete të Zvicrës dhe më gjerë, Allahu nuk po e le pa rezultate, (ELHAMDULILAH - Falenderimi i takon vetëm Allahut).

Ndërsa në këtë muaj vizituam disa xhami, si psh:

 

Xhamija Buchs.Sg

Xhamija Glarus

Xhamia Drita në Pratteln

Xhamia Bardhë Aabrug

Xhamija në Flums

 

Dëshmi kjo se kryesia me imamin e xhamisë "DRITA" po punon intensivisht për të siguruar mjete financiare për pagesën e objektit të ri.

 

I falenderojmë jashtëzakonisht shumë këto xhami për gatishmërinë e treguar ndaj nesh.

Kryesia dhe imami i xhamisë dhe i tërë xhemati në përgjithësi i janë shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj ktyre xhamive për përkrahjen dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë që ne ndodhemi.

 

Allahu xh.sh thotë:

“S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…” (Huxhuratë - 10)

Vërtetë ndihma e juaj na bënë të ndjejmë afërsi e ngrohtësi ndaj jush tamam siq e përshkruan edhe Allahu.

E lusim Allahun xh.sh për ndihmën që na keni ofruar e mos ju mungoftë asgjë në jetë, Allahu ua shtoftë gjitha të mirat në këtë botë dhe botën tjetër.

 

Me shumë respekt,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Zvicër, më: 26 mars, 2016

0 Kommentare

FALENDERIM

Es-selam Alejkum!

Të nderuar vëllezër e motra!

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se ditëve të fundit me iniciativën e kryesisë së xhamisë dhe rinisë së xhamisë, kemi filluar renovimin e brendshëm të lokalit i cili gjindet afër xhamisë.

Për gjithë këtë investim është përkujdesur një vëlla i yni musliman me firmën e tij "Roial Innenausbaun GmbH", i cili dëshiron që të jetë anonim në sy të audiencës, sepse investimi i tij bëhet për hir të Allahut xh.sh.

Kryesia e xhamisë dhe xhemati, e falenderon jashtëzakonisht shumë këtë vëlla me firmën e tij për gjithë investimin që po e bënë dhe e lusim Allahun Fuqiplotë që t'ja kthej me shumë të mira këtë investim.

Njëherit, besojmë dhe shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit i kësaj firme, pasi që synimet e firmës janë që edhe më tej ta vazhdoj investimin në këtë xhami.

Poashtu, i falenderojmë shumë edhe punëtorët vullnetarë të xhamisë të cilët pa ngurim po japin maksimumin për të krijuar kushte sa më të mira për xhematin.

Allahu ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër për cdo mund që e jepni në rrugën e Allahut, amin!

Me shume respekt e falenderim ju përshëndet kryesia e xhamisë "DRITA"

Kryetar: Mumin Veseli 

Zvicër, më: 16 Janar, 2016.

0 Kommentare

Falenderim

Es-selam Alejkum!

 

Të nderuar vëllezër e motra!

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për një donatorë të ri i cili ka shpreh dëshirën dhe vullnetin e tij që ta ndihmoj financiarisht xhaminë tonë "DRITA".

"Maxim Merdan Market", ka shpreh dëshirën që t'i dhuroj 500.00 CHF për xhaminë "DRITA".

Maxim Market GmbH

Meierhoflistr. 22

6020 Emmenbrücke

0412606944

CHE-309.463.968 MWST

Kryesia e xhamisë e falenderon jashtëzakonisht shumë për kontributin dhënë xhamisë sonë, Allahu e shpërbleftë me të mira, amin!.

Urojmë dhe shpresojmë se ky nuk do të jetë donacioni i vetëm, por presim edhe donacione të tjera në dobi të xhamisë.

 

Me shumë respekt,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Kryetar: Mumin Veseli 

Zvicër, më: 9 Janar, 2016.

0 Kommentare