A P E L - T H I R R J E
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra musliman!
I nderuari xhematë i xhamisë "DRITA"!
Tanimë e dini të gjithë se ka filluar aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për të mbuluar shpenzimet e objektit të blerë i cili është paraparë që të shfrytëzohet për xhami e aktivitete tjera të dobishme.
Kryesia e xhamisë "DRITA" kërkon nga të gjithë ata që me mundësitë e veta të japin kontribut në realizimin e këtij qëllimi madhor për ne dhe muslimanët në përgjithësi.
E kemi obligim fetar e moral që të punojmë në rrugën e Allahut, kshtu që, të mobilizohemi të gjithë së bashku për të realizuar qëllimet tona, dhe inshaAllah së bashku do të ecim drejtë rrugës së xhennetit!.
Pra, ata që janë të interesuar dhe ata që mund të gjejnë ndonjë donator (sponzor) nga ndonje vend tjetër për të dhënë kontribut në këtë aksion, mund të derdhin mjetet në këtë xhirollogari:
Luzerner Kantonalbank AG 6003 Luzern
CH0600778164056952003
Konto: 60-41-2
Islamisches Kulturzentrum
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Apo mund të na kontaktoni në këto numra të tel:
Kryetari: 0788410257
zv/kryetari: 079 940 76 34
Sekretari: +41 76 347 03 19
Për vlerën dhe rëndësinë e sadakasë apo dhënies në rrugën e Allahut, ja cfarë thotë Allahu dhe i Dërguari i Tij alejhi selam:
Shpërblimi i sadakasë shumëfishohet në mënyrë të veçantë, Allahu thotë: “Ata që japin sadaka dhe ato që japin sadaka, që lënë tek Allahu një hua të mirë, e cila u shumëfishohet dhe shpërblehen për të me një shpërblim bujar” (Hadid 18)
Për dhënësit e sadakasë ka një portë të veçantë në xhenet nga ku hyjnë vetëm ata, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Dhe kush është prej atyre që japin sadaka, thërritet nga porta e sadakasë” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Jemi të vetdijshëm se kjo mund të jetë një ngarkesë ndoshta, por puna në rrugën e Allahut nuk ka cmim, ja vlenë, kshtu që të mobilizohemi të gjithë së bashku.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë për gjithë mundin që e jepni në rrugën e Allahut.
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 23 Janar, 2016.