Selamu Alejkum
I nderuar xhemat, edhe këtë javë namazi i Xhumasë falet sipas kalendarit dmth. Ora 13:11, kurse nga java e ardhshme namazi i Xhumasë falet ora 12:30, namazi i Drekës ora 13:00, namazi i Jacisë ora 20:30, namazi i Sabahut, Ikindis dhe Akshamit falen sipas kalendarit.
Koha e namazeve Zvicërr, Luzern.
Allahu na i pranoft Ibadetet tona Inshaa Allah.
INFO:
Fitër Bajrami 2018
Vendi:
Weggismattstrasse 9
6004 Luzern
15 qershor, e premte
Namazi i Sabahut: Ora 5:00
Namazi i Bajramit: Ora 6:30
Të nderuar anëtarë të xhamisë, tashmë jemi bashkuar dhe jemi bërë një xhami dhe një xhematë i madhë, përafërsisht 600 anëtarë.
Dhe mbas fazës së parë dhe më të rëndësishme bashkimit, tash po fillojmë inshallah në ditën e fitr bajramit me aksionin për tubimin e të hollave që ta paguajmë borxhin e mbetur.
Vëllezër një shembull i thjeshtë, nëse participojmë me vetëm nga 1000 fr, borxhi paguhet komplet për një ditë.
Kontriboni që të jemi shembull, ashtu si u bëm shembull për bashkim.
Kurse sevapin e madh do ta gjejm tek Allahu, atë ditë kur do të dalim para tijë.
Pagesa mund të bëhet në:
- Kesh
- Me çek
- Dhe me rata (mujore)
Me rëndësi shumë të madhe është që ta paguajmë borxhin e xhamisë sa më shpejt.
Nga data 25.03.2018, Namazet do të falen sipas takvimit.
Kohët e Namazit 25. Mars 2018 (Xhamia Drita)
Sabahu 06:49
Lindja 07:19
Dreka 13:33
Ikindia 17:01
Akshami 19:52
Jacia 21:22
Es Selamun Alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
Paqa,mëshira,bereqeti,rahmeti i All-llahut qoft mbi ju dhe Familjet tuaja.
Të nderuar dhe respektuar Xhematë dhe kryetaret të qendrave islame.
Lajmërim
SOT XHAMIA MËSHIRA NË LUZERN DHE XHAMIA DRITA NË EMMENBRÜCKE.
NË MBLEDHJET E MBAJTURA ME XHEMATËT E TYRE VEQ E VEQ KANË MARRË VENDIM TË BASHKIMIT TË XHAMIVE DHE XHEMATIT, DUKE VOTUAR 100% PRO..!
Kthimi në Xhaminë amë, Xhaminë Drita...
TRIBUNË ISLAME
TA PËRKUJTOJMË DITËLINDJEN E MUHAMEDIT A.S.
Ligjërues: Hfz. Irfan Abazi
Kuran / Ilahi: Mr. Abdulbaki Llokmani
Moderator: Hfz. Ajet Jusufi
e premte, 01.12.2017 ora: 20:00
(Pas Namazit të Jacisë)
TRANSMETIMI I TRIBUNËS BËHET LIVE NË Facebook
Ju mirëpresim
Xhamia DRITA
Maienstrasse 4
6020 Emmenbrücke
Es-selamu ‘alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
(Paqa, Bekimet dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi ju)
N J O F T I M „Mbledhje me xhematin e Xhamisë DRITA“, 26.11.2017
Të nderuar xhematë i Xhamisë "DRITA" Ju njoftojmë se kryesia së bashku me xhematin do të mbaj mbledhjen e saj të rradhes me këtë rendë dite:
1. Njoftim mbi buxhetin e Xhamisë.
2. Njoftim mbi numrin e anëtarëve të Xhamisë.
3. Pasqyra e Buxhetit 2018 dhe 2019
4. Rishikimi i anëtarsië.
5. Pyetje dhe Ide të ndryshme rreth rendit të ditës.
Pjesëmarrja e juaj në mbledhje është e obligushme dhe shumë e rëndësishme, andaj ju ftojmë për një pjesëmarrje sa më masovike.
Mbledhja do të mbahet me: 26 Nëntorë (e diel) 2017, në lokalin e Xhamisë DRITA pas namazit të drekës. (Namazi i drekës falet ora 13:00)
Ju faleminderit për mirëkuptim.
Ves-selamu alejkum
Nga Krysia e Xhamisë Drita
Kryetari, Mumin Veseli
Es-selamu Alejkum!
I nderuari Hafez Jusufi
Ashtu si cdo fillim që e ka fundin e tij, edhe cdo takim e ka ndarjen e tij!
Edhe takimi dhe bashkëpunimi ynë me ju i nderuar Hafëz që prej fillimit e deri në ditën e fundit të marrëveshjes ishte shumë i dobishëm, i frytshëm, i suksesshëm dhe shumë i ngrohtë.
Që prej fillimit që filluam bashkpunimin e dyanshëm në dobi të Islamit e deri më sot, ne u ndam shumë të kënaqur dhe ju jemi shumë falenderues për kontributin e dhënë.
U bënë plotë dy muaj punë, angazhim, aktivitet në mesin tonë, ndërsa
Ne si kryesi dhe xhematë i xhamisë "DRITA" të jemi shumë falenderues dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen caktimi i Allahut të na mundësoj bashkëpunime të tilla.
Njëkohësisht, e lusim Allahun Fuqiplotë që t'ju shpërblej me Mirësitë e Tij në këtë botë dhe botën tjetër për gjithë kontributin tuaj gjatë këtyre tre muajve.
Me shumë respekt e miqësi!
Ligjërues: Hafez Jusufi
Ilahi: Fadil Asani
e premte, 17.11.2017 ora: 20:00
TRANSMETIMI I TRIBUNËS BËHET LIVE NË Facebook
Ju mirëpresim
Xhamia DRITA
Maienstrasse 4
6020 Emmenbrücke
Ligjërues: Hafez Jusufi
Ilahi: Fadil Asani
e premte, 17.11.2017 ora: 20:00
TRANSMETIMI I TRIBUNËS BËHET LIVE NË Facebook
Ju mirëpresim
Xhamia DRITA
Maienstrasse 4
6020 Emmenbrücke
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
Es-selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu
Paqja, Mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju
N J O F T I M Mbledhje e kryesisë së xhamisë ". DRITA"
Nën moton ndimo edhe ti Xhamin
Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA" Ju njoftojmë se kryesia së bashku me xhematin do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt me këtë rend dite:
1. Njoftim mbi bugjetin e xhamisë.
2. Njoftim mbi numrin i anëtarëve të xhamisë .
3. Njoftim mbi punimet në objektin e ri që po zhvillohen .
4. Njoftim mbi shpenzimet në objektin e ri të xhamisë.
5. Njoftim për projektin e katit dyt.
6. Njoftim për pagesën e Fulit.
7. Thirrje për mobilizim të grumbullimit të mjeteve për punimet në objektin e xhamisë.
Ju njoftojmë se pjesëmarrja në mbledhje është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme, andaj ju ftojmë që të merrni pjesë sa më masovikisht në mbledhje. Mbledhja do të mbahet më: 10 Shtator (e diel) 2017 , në lokalin e xhamisë pas faljes së namazit të drekës. Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me rrespekt, Kryesia e xhamisë "DRITA" Zvicër, më: 04.09. 2017
Esselamu Alejkum!
Të nderuar vëllezër musliman!
Ende jemi në ditët e festës së bukur të "Kurban Bajramit", dhe ne se musliman në bazë të mundësive tona jemi të obliguar që të therrim kurban për hir të Allahut.
Allahu thotë: “Thuaj (O Muhamed):- në të vërtetë namazi im, Kurbani im, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun Zotin e botërave.” (En-Am 162).
Muhammedi, alejhi selam ka thënë: “Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës.
Ajo do të vijë në Ditën e Gjykimit me brirët, leshin e thundrrat e saj, (si dëshmitare e kësaj vepre të mirë).
Gjaku ka vend tek Allahu përpara se të bjerë në tokë.”
Tirmidhiu ka thënë se hadithi është Hasen.
Lidhje me këtë rast, shumë nga ju edhe keni shpreh dëshirën dhe gatishmërinë për të therr kurban, Allahu ua pastë pranuar!
Neve si kryesi e xhamisë na keni angazhuar që të bëjmë organizimin e grumbullimit të mjeteve për therrjen e kurbanëve, e ne jemi munduar që besimin tuaj ta dërgojmë në vend.
Kemi angazhuar njerëz në tre vende për therrjen e kurbanëve, si në: Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.
Kemi bashkëpunuar me bashkësitë Islame në këto vende.
Kemi obligim të ju njoftojmë se gjitha raportet na vijnë nga tereni se amaneti juaj për therrjen e kurbanëve është realizuar në përpikmëri.
Ne ju falenderojmë juve për detyrën e dhënë neve, Allahu ua pastë pranuar kurbanët dhe ju shpërbleftë me xhennet.
Poashtu, kryesia e xhamisë "DRITA", falenderon shumë gjitha bashkësitë Islame në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës për bashkëpunimin e sinqert që pati me ne, shpresojmë që ky lloj bashkëpunimi nuk do të mungoj asnjëherë, Allahu ju shpërbleftë!
Ju faleminderit shumë për bashkëpunimin, Allahu qoftë i kënaqur me ju!
Me shumë respekt e nderime,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, 2 shtator, 2017.
Esselamu Alejkum!
Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ju!
Të nderuar vëllezër e motra!
I nderuar xhematë i xhamisë "DRITA!"
Me rastin e shënimit të festës së begatshme të "Kurban Bajramit" kryesia e xhamisë "DRITA" ua uron të gjithë besimtarëve islam festën e "Kurban Bajramit".
Urimin tonë e përcjellim me lutjet ndaj Allahut xh.sh që të shtëpitë dhe familjet tuaja dhe ngado që ka musliman, të mbizotëroj paqja, harmonia, gëzimi, dashuria, solidariteti dhe cdo gjë e mirë për muslimanët.
E lusim Allahun që së bashku të presim edhe shumë Bajrame të tjerë.
Allahu ua pastë pranuar gjithë adhurimet që keni bërë gjatë këtyre ditëve të begatshme.
Allahu ju shpërbleftë dhe qoftë i kënaqur me ju gjithmonë!
Me shumë nderime e respekt!
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 1 shtator, 2017.
nformim
Informohen të gjithë besimtarët se, Festa e Kurban Bajramit do të jet më 1 shtator 2017 dita e premte. Ceremonia e faljës së Kurban Bajramit do të bëhet në Xhami.
Xhamia Drita
Maienstrasse 4
6020 Emmenbrücke
Falja e Namazit të Sabahut është në ora 6:15 kurse
Falja e Namazit të Kurban Bajramit është në ora 7:30
Të gjith ata që jan të interesuar për (Pagesën e Kurbanëve) edhe këte Vit si Viteve tjera Kryesia Xhamisë Drita bën organizimin dhe mbledhjen e tëhollave për Kurbanë. Çmimi i Kurbanit është 150.- CHF.
Pagesa e Kurbanit mund të bëhet më së largu deri në ditën e faljes së Kurban Bajramit.
Për informata më të hollsishme lajmërohuni në numrin e telefonit:
Xhamia Drita Tel: +41 78 841 02 57
+41 79 940 76 34
Me respekt
Kryesia e Xhamisë "DRITA"
N J O F T I M
Es-selamu Alejkum!
Të nderuar vëllezër-xhematë i xhamisë "DRITA"!
Ju njoftojmë se ditët në vijim do të filloj cikli i ligjeratave nga hoxha i nderuar "Të përfitojmë nga hoxhë Musa Ramadani"
Këto ligjerata do të fillojnë cdo të martë pas faljes së namazit të akshamit dhe cdo të diele pas namazit të drekës.
Poashtu, pos ligjeratave, do të filloj edhe mësimbesimi për fëmijë, të mërkurën pas namazit të drekës dhe të shtunën pas namazit të drekës.
Ju lusim që të vini dhe t'i ndëgjoni ligjeratat në mënyrë që të paisemi me dituri në rrugën e Allahut.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 1 Qershor, 2017.
Esselamu Alejkum!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar vëllezër musliman!
I nderuari xhematë!
I nderuari dhe i respektuari hoxhë Senad Ramadani dhe inderauar hoxh Bunjamin Hasani dhe i nderuar mysafir specijal Hafes Xheladini Jusufi
E falenderojmë Allahun xh.sh shumë për të gjitha të mirat që na i mundëson vazhdimisht.
Salavatet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen e tij dhe shokët e tij të besnik.
Të dashur vëllezër!
Sot, pas shumë muajsh sakrifice e mundimi për të arritur deri këtu, për ta realizuar këtë projekt jetik për ne. për realizimin e objektit të ri të xhamisë, sot ndihemi shumë të lumtur dhe krenar me një punë dhe angazhim kaq të suksesshëm.
Për gjithë këta muaj ne të gjithë së bashku, kush më pak e kush më shumë, në forma të ndryshme, kemi arritur deri në këtë finalizim të realizimi të këtij projekti kaq të mirë.
Ju jam mirënjohës dhe ju falenderoj shumë që keni bërë durim dhe keni dhënë kontribut të gjithanshëm, Allahu ju shpërbleftë.
Ju e dini se ne shpeshherë kemi hasë në vështirësi të mëdha nga mungesa e hapësirës së xhamisë dhe pjesëve shtesë të saj, dhe kjo na ka pamundësuar që të zhvillojmë aktivitete të ndryshme, ndaj, u detyruam që të gjithë së bashku të mobilizohemi dhe të krijojmë një ambient siq është ky sot.
Së pari blemë objektin, më pas morëm licensën, filluam renovimin e tij e shumë punë të ndryshme, shumë para dhe mund, por jemi të bindur dhe të vetëdijshëm se do ja vlente një sakrificë e tillë.
Pas gjithë këtij mundi, unë si kryetar i kryesisë së xhamisë në rradhë të parë i falenderoj ngrohtësisht kryesinë dhe grupin tim punues që nuk më lan vetëm asnjëherë.
Mandej i falenderoj të gjitha firmat dhe sponzorët që na ndihmuan në të gjitha format, dhe të gjithë vullnetarët që me punë fizike dhan një kontribut të jashtëzakonshëm që projektin tonë ta përshpejtojmë.
Andaj, e falenderojmë Allahun shumë që na dha forcë dhe energjit, unitet dhe bashkëveprim që të kemi durim deri këtu.
Pa e zgjatur më shumë, unë ju uroj muajin e bekuar të Ramazanit, e gëzofshim së bashku xhaminë e re, të punojmë për brezat tanë të rinj dhe të jemi sa më unik në gjitha sfidat tona.
E lus Allahun xh.sh që ta kalojmë dhe përjetojmë një muaj të bukur dhe të jemi të falur nga Allahu.
Me shumë respekt e nderime,
Kryesija e xhamis Drita
Kryetar Mumin Veseli
Allahu ju bekoftë!
Muslimani është vëlla I muslimanit. Të nderuar kush ja largon një brengë vëllaut të tij Allahu do ja largoj ditën e gjykimit. Në emër të kryesisë së xhamisë Drita falenderojmë xhaminë Mëshira (bassel strasse) që ndau ndihmë një shumë prej 5000-CHF për këtë xhami në të cilën nga dita më e mirë e javës e xhuma do filloj adhurimi.Dhasht Allahu xh.sh. që vepra e tyre të jetë dëshmi dhe dritë në botën tjetër. Amin.
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër-xhematë i xhamisë "DRITA"!
Me kënaqësi ju njoftojmë se kryesia e xhamisë ka organizuar cikël të ligjeratave nga hoxha i nderuar: Hfz. Xheladin Jusufi.
Ligjeratat mbahen nga dita e martë pas namazit të jacisë e deri të dielën pas namazit të drekës.
Dobi tjetër që mund të përfitoni është se pas mësimit ju mund të parashtroni edhe pyetje, këto pyetje ja drejtoni direkt Hoxhës Xheladin Ef. Jusufi.
Poashtu, ju njoftojmë se mësim-besimi për fëmijët zhvillohet diteve të mërkura pas namazit të drekës dhe të shtunave pas namazit të drekës,ju sugjerojmë që fëmijët të vijnë edhe ta falin namazin e drekës.
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet”.
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t’u mungonte asnjë pjesë e shpërblimit të tyre”.
Ligjeratat do të jenë nga temat prej më të ndryshmëve.
Ju sugjerojmë që të vini dhe t'i ndiqni, e kemi obligim që të paisemi me dituri në rrugën e All-llahut.
Ju falemenderojmë për mirëkuptim, Allahu ju shpërbleftë!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Foto: Xheladin Ef. Jusufi
Dashuria ndaj Xhamisë
Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudri se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Namazi i kryer me xhematë është më i vlefshëm se namazi që falet vet për 25 shkallë.(Buhariu)
“Kush e fal jacinë me xhemat, (është njëjtë) sikur ta ketë kaluar gjysmën e natës në namaz, ndërsa kush e fal edhe namazin e sabahut me xhemat, sikur ta ketë kaluar tërë natën në namaz. (Muslimi)
Këto dy transmetime janë tregues të mjaftueshëm për rëndësinë dhe vlerën e namazit me xhematë dhe janë tregues të përparësisë së faljes së namazit në mënyrë kolektive mbi atë individual.
Gjithsesi, krahas transmetimeve të përmendura ekzistojnë edhe në numër i madh i haditheve që tregojnë rëndësinë e xhematit dhe dobitë e shkuarjes në mënyrë të rregullt në xhami.
Padyshim se xhemati dhe xhamia kanë një rol shumë të madh në krijimin e cilësive pozitive njerëzore. Sidomos kur mes pjesëtarëve të një xhemati ekziston një dashuri e pakushtëzuar vëllazërore dhe një respekt i veçantë mes tyre.
Në kohën e sahabëve dhe tabiinëve xhamia shërbente për shumëçka. Në të janë bërë shumë aktivitete të dobishme shoqërore.
Edhe tani në kohën tonë xhaminë duhet ta kthejmë në rolin e saj origjinal, ndërsa xhemati do të duhej të shfrytëzohet për zgjidhjen e shumë problemeve brenda një lagjeje, rruge apo të ngjashme. Në asnjë rast nuk guxojmë të lejojmë që në xhematin tonë të ketë të sëmurë, të uritur dhe njerëz me nevoja të ndryshme, ndërsa ne si xhemat aktiv, nëpërmjet imamit tonë të mos jemi të njohur me këtë.
Besimi që kanë xhemati ndaj imamit të tyre duhet të jetë në dobi të madhe kur janë në pyetje problemet dhe nevojat e xhematit. Imami si pika më e ndritur, mund të luaj një rol të madh në përhapjen e dashurisë dhe besimit mes xhematlijve.
Imami është ai i cili viziton njerëzit që i takojnë xhematit të tij dhe e di gjendjen e muslimanëve në xhematin e tij, pa marrë parasysh a janë aktiv apo nuk janë aktiv si xhemat.
Ne jemi të obliguar ta ndihmojmë imamin dhe mexhlisin tonë aq sa mundemi. Po, vallë, si të ndihmojmë dhe të marrim pjesë në aksionet e xhematit të xhamisë sonë nëse vetë nuk jemi vizitorë të shtëpive të Allahut në tokë – xhamive.
Andaj, të marrim seriozisht rëndësinë e miqësisë sonë nëpërmjet xhematit dhe xhamisë, ndërsa krahas kësaj asnjëherë të mos harrojmë shpërblimet që na presin për faljen e namazeve me xhematë.
Nuk është mirë të lëmë anash xhaminë tonë ndërsa të shkojmë në ndonjë xhami tjetër. Xhamia më e afër e lagjes sonë duhet të jetë prioriteti ynë.
E kanë pyetur Hasan el-Basriun se a mundet që ta lëmë xhaminë tonë dhe të shkojmë në ndonjë xhami tjetër, ai është përgjigjur:
- As’habët kanë dashur që çdo njeri të shkoj në xhaminë e tij për t’u rritur numri i falësve me xhematë.
Dashuria ndaj xhamisë duhet të jetë si pikë referimi në aktivitetet e përbashkëta të bashkësisë sonë që gradualisht të ndërtojmë një xhematë të fortë dhe stabil.
Uniteti është një imperativ, andaj nuk kemi të drejtë në asnjë ndarje. Xhemati duhet mësuar për të gjitha dispozitat sheriatike, ndërsa njerëzve duhet t’u tregohet gjithçka që një xhematë duhet të dijë. Këtu e kam fjalën për faljen e atyre që vonohen në namazet me xhemat, lutjet pas ezanit, dhikret gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia, rregullat e faljes së tehijjetul mesxhid etj. Gjithashtu xhematit duhet t’i tregohet rëndësia e faljes së namazit me xhematë si dhe disa detaje që janë të lidhur me ekzistencën e muslimanëve që falen sipas mënyrës së medhhebeve tjera të pranuar në jurispodencën islame.
Nëpërmjet një sjellje të bukur të mundohemi që njerëzve t’ua mësojmë gjërat që nuk i dinë. Është shumë e rëndësishme të kemi kujdes me sjelljen tonë në xhami si zhurma, përgojimi, shitblerja …
Fqinjëve tanë që i takojnë xhematit tonë jemi të obliguar që në mënyrë të sjellshme t’ua tregojmë rëndësinë e namazit dhe për shpërblimet që na presin për faljen e rregullt të namazit.
Si për fillim le të mësojnë të falen në shtëpi, sidomos farzet, ndërsa më vonë me ta në mënyrë të bukur të punojmë të jenë aktiv në xhami dhe anëtarë të dobishëm të bashkësisë sonë lokale.
Duhet të respektohet shkalla e arsimit të çdonjërit prej nesh, sidomos njerëzit me përvojë dhe të moshuarit prej të cilëve mund të mësojmë shumë.
Të respektojmë zanatin dhe profesionit e secilit prej nesh dhe ta dimë se xhamia dhe xhemati gjithmonë janë të më të bukur kur mes tyre kemi më shumë inxhinjera, profesorë, doktorë me përvojë, jurist, sportist dhe mjeshtër të zanateve të ndryshme si dhe disa gjysh dhe gjyshe tona. Të përhapim dhe shtojmë xhematin me çdo qenie njerëzore që vendos të na bashkëngjitet në xhami dhe xhematë.
Allahun ynë, forcoji saffet dhe xhematet tona, dhe bëre që në xhamitë dhe mesxhidet tona të shkëlqejë dashuria vëllazërore. Ndihmoji imamët tonë që edhe më shumë t’i njohin qëllimet e dispozitave Tua, ndërsa neve na jep urtësi të dëgjojmë imamët tonë dhe të ndjekim ata në rrugën e Kuranit dhe Sunetit!
Huazur nga KBI-Bujanoc,
perpunuar nga Fadil Asani Xhamia Drita,Luzern
Es-selam Alejkum!
E nderuara dhe e respektuara familja Destani!
Me pikëllim shumë të thellë morrëm lajmin për vdekjen e hoxhës së nderuar ef.Izeir Destanit.
"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi"
Hoxha Izeir, ishte një hoxhë i mirë, punëtorë dhe i sjellshëm me gjitha grup-moshat.
I etur për punë dhe i palodhshëm deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Jemi shumë të lumtur dhe krenar që e njohëm dhe patëm rastin që të bashkpunojmë me të.
Hoxhallarë të tillë i nevoiten sot shumë popullit shqiptarë dhe rinisë sonë në përgjithësi.
Në emër të kryesisë, këshillit mbikqyrës dhe xhematit të xhamisë "DRITA", ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe lusim Allahun s.v.t që ta bëjë prej banorëve të xhennetit dhe t'ju bashkojë juve dhe neve me të në xhennet.
Me pikëllim të thellë,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 31 dhjetor, 2016.
Informim
Informohen të gjithë besimtarët se, Festa e Kurban Bajramit do të jet më 12 shtator 2016 dita e hënë.
ceremonia e faljës së Kurban Bajramit do te zhvillohet në Sallën:
Qendra Italiane
(afër Xhamisë)
Seetalstrasse 16
6020 Emmenbrücke
Falja e Namazit të Sabahut do të zhvillohet në ora 6:30 kurse
Falja e Namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet në ora 7:45
Të gjith ata që jan të interesuar për (Pagesën e Kurbanëve) edhe këte Vit si Viteve tjera Kryesia Xhamisë Drita bën organizimin dhe mbledhjen e tëhollave për Kurbanë. Çmimi i Kurbanit është 150.- CHF
Pagesa e Kurbanit mund të bëhet më së largu deri në ditën e faljes së Kurban Bajramit.
Për informata më të hollsishme lajmërohuni në numrin e telefonit:
Xhamia Drita Tel: 041 260 77 98
Kryesia e Xhamisë "DRITA"
Të nderuar vëllezër e motra!
Kryesia e xhamisë "DRITA" ndjen obligim dhe kënaqësi që të bëj publik dhe t'ju njoftoj gjithë anëtarësinë e saj se tashmë edhe ligjërisht kemi arritur që të fitojmë kontratën (vendimin) për pronësinë e objektit të xhamisë.
Tash e tutje ne jemi pronarët legjitim të objektit në fjalë.
Kryesia e xhamisë me kshillin mbikqyrs dhe imamin kem bo një punë, mund dhe sakrificë të pakompromis ka arritur që ta rradhisë edhe një sukses mjaftë të qmueshëm, dhe për këtë, e falenderojmë Allahun xh.sh, pastaj edhe gjithë kontribuesit në këtë drejtim.
Ne, ju urojmë të gjithë juve, ta gëzojmë së bashku, t'i edukukojmë gjeneratat tona për të cilat e kemi obligim dhe ta promovojmë Islamin sa më shumë.
Poashtu, lidhje me këtë rast, kryesia e xhamisë kërkon që edhe më tutje të vazhdoj aksioni për pagesën e pjesës së mbetur të borgjit për objektin e xhamisë, akoma kemi nevojë për financa, andaj, ju lusim shumë sinqerisht që ta merrni në konsideratë dhe të kryejmë edhe këtë obligim sa më parë.
Me respekt, ju përshëndetë kryesia e xhamisë "DRITA".
Kryetari: Mumin Veseli
Zvicër, më: 02 Qershor, 2016
Islamofobët dhe rakixhitë na qenkan tmerruar shumë nga gjesti shumë i drejtë i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, për refuzimin e fanellës ku reklamohet kompania e haramit "Birra e Pejës".
Unë u them këtyre islamofobëve dhe rakixhive se futbollisti Mërgim Mavraj është krenaria e Kombit tonë dhe shembulli më i mirë për rininë tonë se si një i ri duhet të jetë besimtar i devotshëm i Zotit, sportist i dalluar dhe ambasador i shkëlqyeshëm i Kombit. Ndërsa, ju islamofobë dhe rakixhi, ju përveç se keni dëshmuar se jeni armiq të përbetuar të Islamit, ju me fjalët dhe veprimet tuaja jo rrallëherë keni dëshmuar se jeni edhe armiq të përbetuar të Kombit dhe argatë të djallit të mallkuar.
Në rrjedhën e takimeve me të rinjët, Forumi Rinor Islam pranë Qendrës Islame Shqiptare organizoi një "Luftë" miqësore në Laser Arena në Emmenbrücke.
Me daten 07.05.2016
Forumi Rinor Islam (FRI) i xhamisë Drita,
organizoi një tribunë fetare me Temë: "Israja dhe Miraxhi"
Ligjerues: Mr Amet Memedi
Duhet theksuar se xhamine Drita e vershoi nje numer bukur i madh nga Forumi i të Rinjve Muslimanë nga St Gallen.
Amet ef. E prezentoi miraxhin aq bukur, qarte, sa qe e beri qe ta pranishmit ta perjetojne Miraxhin e Pejgamberit shpirterisht, me ndjenja shume te thella u percoll ligjerata deri ne mbarim, ku thelbi i saj ishte te kuptohet personaliteti e Muhamedit a.s., prania r tij tek Perendia, dashuria e parezerve e Allahut ndaj vules se Profetesise.
FRI i xhamise Drita, falenderon hoxhen e nderuar Mr Amet Memedin me gjithe shoqeruesit e tij,
te cilet na e zbukuruan dhe ndriçuan Xhaminë,
dhashte Allahu edhe ne shume e shume takime tjera te ngrohta dhe vellazerore.
Xhumaja është një ditë e shenjtë dhe festë për çdo musliman. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë është krijuar Ademi (alejhi selam), në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti dhe nuk do të bëhet kiameti vetëm se në këtë ditë.” Muslimi.
Es-selam alejkum!
Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA"!
Në mbledhjen e rregullt të mbajtur më: 01.05.2016, në prani të jush kemi diskutuar dhe debatuar shumë pika me rëndësi për ne.
Si pikë e primare dhe me theks të vecant u diskutua dhe u raportua rreth buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti, në të cilën pikë ne prezantuam gjitha të hyrat dhe të dalurat në xhirollogarinë e xhamisë.
Si pikë tjetër me rëndësi për ne ishte edhe prezantimi i projektit të xhamisë së re para anëtarësisë dhe xhematit, në të cilën u diskutua mjaftë dhe xhemati u ndanë të kënaqur.
Ndër të tjera, u prezantuan edhe idetë e projektit të xhamisë se si do të duket dhe si do të shfrytëzohet në të ardhmen nga xhemati.
Sugjerim:
Të nderuar vëllezër musliman!
Ju apelojmë, ju bëjmë thirrje të fuqishme që edhe më tutje të vazhdojmë në grumbullimin e mjeteve financiare për pagesën e objektit të ri për xhami.
Ju lusim që këtë detyrë ta merrni edhe më serioisht e bashkërisht ta kryejmë këtë obligim.
Shfrytëzojeni cdo mundësi të lejuar për t'i apeluar njerëzit dhe për të grumbulluar mjete financiare.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të derdhin mjetet e tyre në këtë llogari:
Luzerner Kantonalbank AG 6003 Luzern
CH0600778164056952003
Islamisches Kulturzentrum
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë e ju nderoftë për gjithë kontributin që po jepni.
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 3 maj, 2016.
e Marte, me 03.05.2016
Hadithe per naten e Isras dhe Miraxhit
"Nata e Israse (Miraxhit) ndodhet mbi dyert e Xhennetit.Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here dhe kete do ti gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)
"Ne naten e Miraxhit hz.Muhammed ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra."
(Tirmidhi)
Ebu Dherr r.a. e pyet hz.Muhammed a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit. Hz.Muhammed a.s. nder te tjera i thote: Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte hz.Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapen gjoksin dhe ma pastruan me pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim) Pastaj Xhibrili me solli nje kafshe te bardh qe quhet "Burak"....me pas u nisem drejt Aksase dhe me pas drejte qiellit. Duke ju afruar qiellit hz.Xhebrail thote: O rojtar hapi dyert! Une e pyeta: Kush eshte rojtari? Xhebraili heshti dhe me tha roja i qielli (meleket). Kur u afruam edhe me shume Meleku pyeti: Kush eshte ai? Xhebraili i thote: Jam Xhebraili. Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe eshte me ju kush eshte ? Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s. Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin. Ne qiellin tijeter pash Jahjane dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova Musain a.s. ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s. Me pas u ngjitem ne "Sidretul Munteha" ne te kishte fruta te medha ku gjethet i kishin te medha. Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha! Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati. Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt.U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha: Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 namaze (vazhdon bisedimi i hz.Muhammed a.s. me Proftet e tjere derisa Allahu xh.sh i uli namazet ne 5 kohe).
(Buhari, Muslim, Tirmidhi etj)
Es-selam alejkum!
E nderuara kryesi të nderuar xhemat i xhamisë "DRITA"!
Ju njoftojmë se, më: 01.05.2016 kryesia e xhamisë "DRITA" ka paraparë të mbajë një mbledhje të rregullt me anëtarësinë dhe xhematin e saj.
Mbledhja do të mbahet menjëherë pas faljes së namazit të drekës.
Rendi i ditës:
1. Informatë ndaj kryesisë rreth financave të xhamisë
2. Informatë dhe diskutim rreth planeve të objektit të ri të xhamisë
3. Të ndryshme.
E nderuar kryesi dhe xhematë!
Pjesëmarrje juaj në këtë mbledhje është e domosdoshme dhe e dobishme rreth këtyre qështjeve.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt!
Kryetari i xhamisë "DRITA"
Mumin Veseli
Zvicër, më: 28 prill, 2016.
Allahu në Kur’an thotë:
"Pamëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Allahut, e ata janë gënjeshtarë.” (Nahl, 105).
Allahu, poashtu thotë:
”Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra.” (Gafir, 28).
Muhammedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë:
”Cilësitë e dyftyrëshit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet tradhëton.”
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
Gënjeshtra udhëzon drejt të këqijave dhe zjarrit.
Ibën Mes’udi, radiAllahu anhu, thotë se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Sinqeriteti është bamirësi ndërsa bamirësia shpie ne Xhennet. Vërtet njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa të shkruhet tek Allahu, subhanehu ue te'ala, si i sinqertë.
Gënjeshtra është marrëzi ndërsa marrëzia shpie në zjarr (Xhehennem).
Njeriu do të vazhdojë te gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu, subhanehu ve te'ala, si gënjeshtar.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
Pse gënjejnë njerëzit?
1. Mospasja frikë nga Allahu.
2. Përpjekja për të ndryshuar realitetet.
3. Mashtrimi i njerëzve.
4. Tërheqja e vëmendjes së njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.
5. Mësimi i gënjeshtrës qysh në femijëri.
6. Llogaritja e saj prej “zgjuarsisë”.
Shkëputur disa vargje nga shkrimi i hoxhës: Valdet Kamberi
Sot me daten 29.03.2016
Ne Xhamine Drita u zhvillua nje intervistim me karakter punimi shkollore.
Dy nxenes (Arijan Stojkaj dhe Arlind Kokollari) te shkolles "Baugewerbliche Berufsschule Zürich" organizuan kete Interviste me Imamim e Xhamise Abdulkerim ef. Sadikun.
Ata parashtruan disa Pyetje per Islamin ne Zvicer, gjendjen e muslimaneve ketu e me gjere, bashkepunimi nderfetare etj.
Ky nje Projekt qe do t'i prezentohet klases se tyre ne Zürich.
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta e të pandalshme që po organizon kryesia e xhamisë sonë në krye me imamin e xhamisë për të kërkuar përkrahje morale e financiare nëpër disa qytete të Zvicrës dhe më gjerë, Allahu nuk po e le pa rezultate, (ELHAMDULILAH - Falenderimi i takon vetëm Allahut).
Ndërsa në këtë muaj vizituam disa xhami, si psh:
Xhamija Buchs.Sg
Xhamija Glarus
Xhamia Drita në Pratteln
Xhamia Bardhë Aabrug
Xhamija në Flums
Dëshmi kjo se kryesia me imamin e xhamisë "DRITA" po punon intensivisht për të siguruar mjete financiare për pagesën e objektit të ri.
I falenderojmë jashtëzakonisht shumë këto xhami për gatishmërinë e treguar ndaj nesh.
Kryesia dhe imami i xhamisë dhe i tërë xhemati në përgjithësi i janë shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj ktyre xhamive për përkrahjen dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë që ne ndodhemi.
Allahu xh.sh thotë:
“S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…” (Huxhuratë - 10)
Vërtetë ndihma e juaj na bënë të ndjejmë afërsi e ngrohtësi ndaj jush tamam siq e përshkruan edhe Allahu.
E lusim Allahun xh.sh për ndihmën që na keni ofruar e mos ju mungoftë asgjë në jetë, Allahu ua shtoftë gjitha të mirat në këtë botë dhe botën tjetër.
Me shumë respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 26 mars, 2016
Festë e javës e festë e shpirtit!
Namazi i xhumasë është farz-obligim për çdo musliman, i mençur, moshërritur, i lirë dhe vendas (jo udhëtar).
All-llahu xhele shanuhu thotë:
“O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni me zell për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër).
Kjo është shumë më e dobishme për ju, veç sikur ta dinit!” (El-Xhumua, 9)
Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Falja e pesë kohëve të namazit dhe xhumaja deri në xhumanë e ardhshme i shlyejnë mëkatet (e vogla) që bëhen mes tyre.” (Muslimi)
Namazin e xhumasë nuk e kanë obligim: gratë, fëmijët dhe të sëmurët, të cilëve u vështirësohet gjendja nëse shkojnë në namaz të xhumasë, dhe udhëtarët.
Es-selam Alajkum!
Të dashur vëllezër e motra!
Pa dyshim se falenderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, ndërsa përshendetjet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam.
Në vazhdën e shumë aktiviteteve që po mbanë e po organizohen nga Fri dhe kryesia e xhamisë sonë "DRITA", këtë fundjavë patëm rastin dhe nderin që në tribunën e rradhës të kemi musafir shumë me rëndësi në mesin tonë.
Ndërsa, fundjavën që lam pas, me ftesën tonë që i bëm, patëm nderin dhe rastin që të kemi prezent hoxhën e nderuar: ef.Ibrahim Beqiri, i cili elaboroi një temë shumë interesante "Mendimi pozitiv ndaj njëri tjetrit", temë kjo, shumë me rëndësi për kohën e sotit.
Poashtu, musafir tjetër i kësaj tribune ishte edhe: z.Enver Zekaj nga Novosella e Pejës i cili jeton në Dubai plotë 24 vite.
z.Zekaj, ka të përfunduar dy fakultete:
1. Fakulteti i shkencave Islame, dhe
2. Fakulteti për zhvillim të biznesit.
Punon dhe vepron në shumë sektore ndryshme zhvillimore per davet Islam me një kontribut të jashtëzakonshëm.
Kjo tribunë, ishte shumë e dobishme dhe domethënëse për xhematin tonë, pasi që, tema ishte shumë me rëndësi dhe e qëlluar.
Të nderuar vëllezër e motra!
Kjo nuk ishte as e para, e inshaAllah nuk do të jetë as e fundit tribunë dhe aktivitet në dobi të muslimanëve.
Allahu i shpërbleftë musafirët që na nderuan me pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë, poashtu edhe juve vëllezër e motra për pjesëmarrjen tuaj.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe motivin që po na jepni.
Me shumë respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 21 mars, 2016.
Sot ishte nje privilegj per mua kryesine dhe xhematin e xhamise Drita, te jem Hatib dhe Imam per namazin e Xhumasë tek xhamia e vëllezerve boshnjak ne Luzern.
Prezent ishin edhe dy hafizlere, hfz Hamzai dhe hfz Adnani, qe te dy
mysafir nga Bosnja.
Falënderim te veçante Imamit te xhamisë, Qazim efendiut dhe Prezidentit Vehbija Efendiqit, si dhe tere xhematit per nderin dhe respektin qe treguan ndaj nesh.
Es-selam alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
I nderuari xhematë i xhamisë "DRITA" dhe ju të dashur vëllezër!
Tashmë e dini të gjithë se kryesia e xhamisë sonë ka ndërmarr një hap shumë të madh për blerjen e objektit i cili do të shfrytëzohet për xhami e gjëra të ndryshme në dobi të Islamit.
Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se pikërisht sot, më: 03.03.2016 edhe zyrtarisht kemi nënshkruar kontratën për të deponuar pjesën e parë të pagesës.
E falenderojmë Allahun shumë për këtë sukses, dhe e lusim poashtu që edhe pjesa tjetër të mblidhet sa më parë e ta kryejmë sa më parë këtë obligim.
Ne, nuk do të biem pre e asnjë fjale e thashetheme të kujtdo qoftë, por do të vazhdojmë misionin tonë që kemi nisur për hir të Allahut xh.sh dhe nuk do të na luhatë asgje nga e drejta.
Këtë mision që e kemi nisur, nuk do të zbrapsemi sepse jemi betuar para Allahut që puna jonë, vepra dhe jeta jonë të jetë në shërbim të Allahut.
I falenderojmë jashtëzakonisht shumë të gjithë donatorët dhe kontribuesit që deri më sot nuk po kursejnë asgjë dhe po e ndihmojnë cdo iniciativë nga kryesia e xhamisë.
Poashtu, bëjmë thirrje që ky aksion të mos ndalet deri në fund të realizimit të këtij qëllimi, sepse akoma kemi shumë nevojë për të mbuluar shpenzimet e këtij objekti shumë me rëndësi për ne.
Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat e kësaj botë dhe botës tjetër.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 03.03.2016
"S'ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim."
(Kur'an - 6:21)
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme që po i organizon kryesia e xhamisë "DRITA", të shtunën, më: 27.02.2016 mbajti edhe një aktivitet fetar, respektivisht një tribunë fetare me hoxhën e nderuar Mr.Ragmi Destani nga Bujanoci.
Tema: ''Përcaktimi i synimeve sipas Islamit"
Një tribunë shumë e këndshme dhe domethënëse për shqiptarët musliman që jetojnë në mërgim.
I jemi shumë mirënjohës hoxhës së nderuar me të cilën po bashkpunojmë shumë mirë, pasi që ky nuk ishte aktiviteti i parë i yni, kemi pas edhe më herët bashkpunim dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen inshaAllah.
Të dashur vëllezër!
Aktivitetet e kryesisë sonë nuk kanë të ndalur, e kemi obligim që të punojmë për Allahun, në mënyrë që ta ngrisim kualitetin e jetës fetare e kulturore në mërgim.
Besojmë dhe shpresojmë se edhe më tutje së bashku me ju nuk do t'i ndalim aktivitetet nga gjitha sferat e jetës në dobi të muslimanëve.
E falenderojmë hoxhën për prezencën e tij dhe gjithë kontribuesit e kësaj tribune.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë.
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 27 shkurt, 2016.
TRIBUNË ISLAME ME TEMË
"Përcaktimi i synimeve Sipas Islamit"
Mr. Ragmi Destani
e shtunë, 27 shkurt 2016 ora: 20:00
Live ne YouTube
https://youtu.be/xPXt4Hk6bzg
Xhamia DRITA
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Furkan Hasani, shembull se si arihet deri te mësimi i leximit te Kur'anit famëlartë.
Me Daten 31. Janar Furkan Hasani
para prezencës së xhematit, para Imamit të Xhamisë Abdulkerim Ef. Sadiku si komision dhe vleresues beri promovimin e leximit të Kur'anit ( Hatmes) rast i cili ishte shum specifik, ku Furkani leximin e kishte mësuar vetë, me ndihmën e programeve të ndryshme për lexim nga PC, Furkani tregoi rezultat të skelqyeshem në lexim, duke iu përmbajtur rregullave të texhvidit drejteleximit, këtë edhe e vlersoi Imami i Xhamisë Drita Abdulkerim Ef. Sadiku gjat fjalimit të tij reth këtij evenimenti, me një Poezi Fetare u paraqit edhe Ahmet Hasani, së fundi Furkan Hasani do ta fitojë një deftese-diplomë nga xhamia Drita, në shenje të njohjes së tij në kete lëmi.
Kryesia, Imami dhe i gjith Xhemati i dëshiruan sukses Furkan Hasanit në të ardhmen, dhe së fundmi edhe u bë duaja e Hatmes.
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër musliman!
Me shumë kënaqësi ju shkruajmë nga faqja jonë duke ju përshëndetur për gjitha aktivitetet që po i bëni për xhaminë "DRITA".
Jeni dëshmitar se kohëve të fundit janë shtuar dukshëm aktivitetet në dobi të Islamit, në dobi të muslimanëve, këtë edhe e kemi obligim fetar që të përpiqemi deri në fund të jetës në shërbim të Islamit.
Të jesh pjesë e një grupi kaq aktiv, kaq të sinqert, kaq të devotshëm, vërtetë është nder dhe kënaqësi të jesh pjestar i xhamisë "DRITA", kjo dhe na motivon, na jep forcë, na jep kurajo e vullnet që së bashku të rrugëtojmë drejtë ahiretit, mbase edhe pikësynim i yni është vepra për Allahun.
Së fundmi kemi nisur projektin gjigant, për blerjen e një objekti për xhami, tribuna e mbjatur me hoxhën e nderuar DR. Zekirja Bajrami, tribunë kjo e mbajtur më: 30.01.2016 e cila po lë gjurmë të pashlyera në mesin tonë.
Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte:
“O Allah veprën time bëre çdoherë të jetë e mirë, bëre atë të jetë e sinqertë për fytyrën Tënde, e mos e bëjë të jetë për dikë tjetër pos Teje.”
Edhe neve Allahu na bëftë prej atyre që veprat tona janë të pasta, të drejta, të sinqerta vetëm e vetëm për Allahun.
Ndaj, mbesim me shpresë dhe besim se ky është vetëm një fillim i mbarë e i rrjedhshëm deri në vdekje me vepra të mira.
Kryesi e unifikuar, e fortë, stabile dhe e palodhshme, Allahu ju nderoftë e ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër, amin.
Me respekt të lartë,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 01 Shkurt, 2016.
“Ai i cili e ndërton një xhami për hir të Allahut dhe aty do të përmendet Allahu, Allahu do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhennet.”
Muhammed (صلى الله عليه وسلم)
A P E L - T H I R R J E
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra musliman!
I nderuari xhematë i xhamisë "DRITA"!
Tanimë e dini të gjithë se ka filluar aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për të mbuluar shpenzimet e objektit të blerë i cili është paraparë që të shfrytëzohet për xhami e aktivitete tjera të dobishme.
Kryesia e xhamisë "DRITA" kërkon nga të gjithë ata që me mundësitë e veta të japin kontribut në realizimin e këtij qëllimi madhor për ne dhe muslimanët në përgjithësi.
E kemi obligim fetar e moral që të punojmë në rrugën e Allahut, kshtu që, të mobilizohemi të gjithë së bashku për të realizuar qëllimet tona, dhe inshaAllah së bashku do të ecim drejtë rrugës së xhennetit!.
Pra, ata që janë të interesuar dhe ata që mund të gjejnë ndonjë donator (sponzor) nga ndonje vend tjetër për të dhënë kontribut në këtë aksion, mund të derdhin mjetet në këtë xhirollogari:
Luzerner Kantonalbank AG 6003 Luzern
CH0600778164056952003
Konto: 60-41-2
Islamisches Kulturzentrum
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Apo mund të na kontaktoni në këto numra të tel:
Kryetari: 0788410257
zv/kryetari: 079 940 76 34
Sekretari: +41 76 347 03 19
Për vlerën dhe rëndësinë e sadakasë apo dhënies në rrugën e Allahut, ja cfarë thotë Allahu dhe i Dërguari i Tij alejhi selam:
Shpërblimi i sadakasë shumëfishohet në mënyrë të veçantë, Allahu thotë: “Ata që japin sadaka dhe ato që japin sadaka, që lënë tek Allahu një hua të mirë, e cila u shumëfishohet dhe shpërblehen për të me një shpërblim bujar” (Hadid 18)
Për dhënësit e sadakasë ka një portë të veçantë në xhenet nga ku hyjnë vetëm ata, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Dhe kush është prej atyre që japin sadaka, thërritet nga porta e sadakasë” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Jemi të vetdijshëm se kjo mund të jetë një ngarkesë ndoshta, por puna në rrugën e Allahut nuk ka cmim, ja vlenë, kshtu që të mobilizohemi të gjithë së bashku.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Allahu ju shpërbleftë për gjithë mundin që e jepni në rrugën e Allahut.
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 23 Janar, 2016.
Es-selam Alajkum!
Të nderuar vëllezër e motra musliman!
Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA"!
Tanimë jeni të njoftuar edhe publikisht se kryesia e xhamisë ''DRITA'' ka ndërmar një vendim shumë të madh, të nevojshëm po edhe të qëlluar inshaAllah për blerjen e një objekti i cili do të shfrytëzohet për xhami dhe shumë lokale të tjera në dobi të xhematit.
Në objektin e ri, do të kemi mundësi shumë më të mira për aktivitete, hapësirë komode për shfrytëzim në dobi të fesë tonë.
Ne bashkërisht e arritëm këtë qëllim, duke e gjallëruar unitetin edhe më shumë brenda xhamisë dhe duke u munduar të dëshmojmë se qëllimi ynë është puna për Allahun xh.sh.
Po mundohemi që të bëjmë të pumundurën që ta rrisim jashtëzakonisht shumë aktivitetin tonë brenda kryesisë e xhematit gjithmonë në bashkpunim të ngushtë me hoxhën tonë të nderuar ef.Abdulkerim Sadikun.
I gjithë ky bashkpunim i ndërsjellt, na bënë shumë të fortë e të vendosur në synimet tona, posaqërisht na motivon blerja e këtij objekti dhe fjala e Muhammedit alejhi selam ku thotë:
Omer ibn Hatabi thotë:
“E kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë:
“Ai i cili e ndërton një xhami për hir të Allahut dhe aty do të përmendet Allahu, Allahu (i Lartësuar) do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhennet.”
Dashtë Allahu që ne së bashku të gradohemi me mirësitë e Allahut në xhennet, ta keni parasysh se cdo kontribut që e jepni, Allahu e shumfishon në këtë botë dhe botën tjetër.
I nderuari xhematë dhe ju musliman ku do qofshi!
Pas këtij vendimi që kemi marr, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këtë objekt të arrijmë ta paguajmë.
Deri më tani mirë ka filluar aksioni, por, ende kemi nevojë shumë për përkrahjen tuaj materiale e morale që ta arrijmë këtë qëllim.
Dhe krejt kjo bëhet duke ju ofruar dhe dëshmuar besimin e sinqert ndaj jush.
Presim mbështetjen tuaj të parezervë në këtë aksion madhorë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 22.Janar, 2016.
Es-selam Alejkum!
Vëllezër e motra të nderuar!
Kryesia e xhamisë e njofton anëtarësinë dhe xhematin urgjentisht që të mbajmë një tubim të përbashkët më: 24.01.2016 në objektin e xhamisë.
Rendi i ditës:
1. Blerja e një objekti të ri për shfrytëzim të xhamisë.
Ju do të njoftoheni në detaje për këtë mundësi të ofruar rreth këtij objekti, prandaj, ju bëjmë thirrje që t'i përgjigjeni ftësës masovikisht.
Tubimi do të mbahet pas faljes të namzit të drekës në ora 13.00
Ardhja juaj në këtë tubim është e domosdoshme, shumë e rëndësishme.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 19 Janar, 2016
Es-selam Alejkum
Xhamia „Drita“ në Emmenbrücke, organizon tribunë islame.
Me 30 janar 2016 dita e shtunë në ora 19:00.
Tema:
„ISLAMI - SISTEM I JETËS“
Ligjërues: Dr. Zekerija Bajrami
TRANSMETIMI I TRIBUNËS BËHET LIVE NË Radio Pendimi
Ju mirëpresim
Tribuna do të mbahet në:
Xhaminë „Drita“
Sedelstrasse 7
6020 Emmenbrücke
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se ditëve të fundit me iniciativën e kryesisë së xhamisë dhe rinisë së xhamisë, kemi filluar renovimin e brendshëm të lokalit i cili gjindet afër xhamisë.
Për gjithë këtë investim është përkujdesur një vëlla i yni musliman me firmën e tij "Roial Innenausbaun GmbH", i cili dëshiron që të jetë anonim në sy të audiencës, sepse investimi i tij bëhet për hir të Allahut xh.sh.
Kryesia e xhamisë dhe xhemati, e falenderon jashtëzakonisht shumë këtë vëlla me firmën e tij për gjithë investimin që po e bënë dhe e lusim Allahun Fuqiplotë që t'ja kthej me shumë të mira këtë investim.
Njëherit, besojmë dhe shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit i kësaj firme, pasi që synimet e firmës janë që edhe më tej ta vazhdoj investimin në këtë xhami.
Poashtu, i falenderojmë shumë edhe punëtorët vullnetarë të xhamisë të cilët pa ngurim po japin maksimumin për të krijuar kushte sa më të mira për xhematin.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër për cdo mund që e jepni në rrugën e Allahut, amin!
Me shume respekt e falenderim ju përshëndet kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 16 Janar, 2016.
Das Gleichnis derjenigen, die ihren Besitz auf Allahs Weg ausgeben, ist das eines Saatkorns, das sieben Ähren wachsen lässt, (und) in jeder Ähre hundert Körner. Allah vervielfacht, wem Er will. Und Allah ist Allumfassend und Allwissend.
Al-Baqara 2:61
Kush e fal namazin e sabahut, është nën mbrojtjen e All-llahut.
Muhammed (صلى الله عليه وسلم)
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për një donatorë të ri i cili ka shpreh dëshirën dhe vullnetin e tij që ta ndihmoj financiarisht xhaminë tonë "DRITA".
"Maxim Merdan Market", ka shpreh dëshirën që t'i dhuroj 500.00 CHF për xhaminë "DRITA".
Maxim Market GmbH
Meierhoflistr. 22
6020 Emmenbrücke
0412606944
CHE-309.463.968 MWST
Kryesia e xhamisë e falenderon jashtëzakonisht shumë për kontributin dhënë xhamisë sonë, Allahu e shpërbleftë me të mira, amin!.
Urojmë dhe shpresojmë se ky nuk do të jetë donacioni i vetëm, por presim edhe donacione të tjera në dobi të xhamisë.
Me shumë respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 9 Janar, 2016.
Çdo të Shtunë përgatisim mish në Grill-Sgarë, pas Namazit të Jacisë.
Jeni të mirëseardhur të gjith ju miq e dashamirë.
Kjo ofertë është sjellur nga Kryesia e Xhamisë që nga Janari 2016.
Allahu ju shpërbleftë për kontributin tuaj.
Me nderime
Krysia e Xhamisë Drita Luzern.
Sot më datë 13. Dhjetor 2015 mbas namazit të drekës u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i QKI-së
Grupi i kryesuar nga Mumin Veseli me shumicë votash mori mandatin për krijimin e Kryesisë për 2 vitet e ardhshme.
Në votim morën pjesë edhe 3 kandidatë tjerë të cilët nuk kaluan me vota 1/3 e anëtarëvë të pranishëm.
Dorëzim/Pranimi zyrtar i mandatit bëhet me datë 01. 01. 2016
Me daten 18.11.2015, ne namaz te drekes, kishim nderin qe ne xhamine tone kishim mysafir imamin e xhamise se Osllarës - komuna e Bujanovcit, Berat ef Alimin, i cili e thiri ezanin bëri muezin dhe pas namazit me kerkesë te Imamit te xhamise Drita, iu mundesua ta pershendese xhematin me nje pershendetje te shkurter...
Allahu e shperblefte Berat ef per viziten e tij kushtuar xhematit te xhamise Drita.
Ishe knaqësi dhe nderë që në mesin tonë pra në Xhaminë Drita në Emmenbrücke/LU të kemi mysafir Hfz. Aziz Alili Imamin kryesorë në Xhaminë e Zagrebit dhe Hafiz i permasave botërore së bashku me djalin e tij Hfz. Ahmed Alili,këto në Zvicër qendronin me ftesë të qytetit të Zürichut me rastin e organizimit te ditës së feve (Tag Der Religionen), gjatë kohës së lirë që kishin,ato ndajten kohë dhe vizituan Xhaminë Drita në Emmenbrücke Luzern, Për Hfz. Azis Alili skemi ç'të shkruajm por na impresionoi Hfz. i ri Ahmed Alili, sepse me zërin e tij të bukur dhe melankolik ai tërhoqi zemrat dhe vëmendjen e xhematit te pranishëm, keshtu që të gjith u ndajtëm të kënaqur nga vizita që na bënë Hafizat e nderuar.
Es-selam Alejkum
Neser per namaz te drekes e kemi rastin ta kemi mysafir ne xhamin tone, hfz Aziz Alilin dhe Ahmed Alilin, hafiza me fame boterore jane nga Zagrebi.
Të nderuar anëtar,mysafirë, ju njoftojmë që nga data 25.10.2015
Namazi i Drekes falet
Ora 13:00
Namazi i Xhumasë falet
Ora 12:30
Namazi i Jacisë falet
Ora 19:00
Es-selam Alejkum të nderuar vëllezër e motra!
Kryesia e xhamisë ''Emmenbrucke'' e cila tash e tutje ka emrin e ri ''Xhamia Drita'' ju njoftojmë për disa ndryshime që janë bërë këto ditë në qendrën tonë Islame Shqiptare.
Pasi që këto ditë kemi shënuar 20-të vjetorin e themelimit të qendrës sonë kulturore fetare kemi marr disa vendime mjaftë të rëndësishme ne si kryesi dhe si grup punues të gjithë së bashku, sepse
vetëm në bashkësi e me mirëkuptim suksesi është i sigurtë!
Të gjitha vendimet që janë marr, janë marr në bashkpunim të ndërsjellt duke dëgjuar dhe respektuar mendimet e njëri tjetrit, qoftë për organizimin e manifestimit, qoftë për riemrimin e xhamisë,
qoftë për ndryshimin e llogos së xhamisë e vendime të tjera të cilat kan rifreskuar ambientin punues në qendrën tonë.
Kryesia e xhamisë dhe forumi rinor Islam i xhamisë i përshëndetë të gjithë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen e organizimit të manifestimit dhe këto vendime që janë marr në dobi të xhamisë
dhe qendrës sonë.
Ne edhe më tutje do të vazhdojmë të punojmë së bashku, duke respektuar idetë dhe mendimet e njëri tjetrit në mënyrë që të nxjerrim më të mirën të mundshme nga mesi ynë dhe më të bukurën.
Lusim Allahun s.w.t që të jap dituri e maturi në hapat e ardhshëm.
Forumi rinor Islam ju përshëndetë dhe ju uron gjitha të mirat, Allahu ju shpërbleftë, amin.
Me respekt,
Forumi Rinor Islam i ''Xhamisë Drita''
Es-selam Alejkum të nderuar vëllezër e motra!
Më: 10.10.2015 Qendra Islame Shqiptare ''Emmenbrucke'' në Zvicër ka shënuar përvjetorin e 20-të jubilar.
Me këtë rast forumi rinor i xhamisë dhe kryesia e xhamisë kishin filluar një përgatitje të paparë deri më sot për të shënuar kremtimin e këtij përvjetori.
Shumë aktivitete e vecuan këtë ngjarje të rëndësishme për qendrën tonë Islame Shqiptare, kishim të ftuar musafirë të ndryshëm nga trojet shqiptare të cilët i dhanë një shije të mrekullueshme kësaj ngjarje me fjalimet e tyre.
Poashtu, përvec hoxhallarëve në programin tonë ishte paraparë që të këtë recitim i pjesëve të Kur'anit, këndim të Ilahive e monologje të ndryshme.
Këndin e programit e bënë shumë interesant dhe rrënqethës grupi i artistëve të rinj të BIK-ut nga Bujanoci të cilët me dramën e tyre të drejtëpërdrejtë rrënqethën zemrat e musafirëve sa që edhe lotët nuk munguan.
Organizim madhështor dhe i paparë, parashihej të ishin afër 500 të pranishëm nga shumë vende të ndryshme, lirisht mund të themi se ishte njëri ndër organizimet më të mëdha të kësaj natyre në qendën tonë Islame Shqiptare.
Poashtu, si vecori e shënimit të këtij përvjetori ishte se kryesia e xhamisë mori vendim që xhamia të ketë një emër të ri dhe me kuptim, ku tash e tutje në vend të ''Emmenbrucke'' do të quhet ''Xhamia Drita''.
Përvec riemrimit të xhamisë, pamë të arsyeshme se kjo qendër Islame Shqiptare për këtë 20-të vjetor meriton të ketë një llogo të re, të cilën e prezantuam para musafirëve.
E falenderojmë Allahun xh.sh që na bëri të mundshme gjithë këtë aktivitet dhe e lusim që të na fal për cdo lëshim e ta pranoj cdo vepër të mirë tonën.
E lusim Allahun xh.sh poashtu që qendrës Islame Shqiptare ''Drita'' Allahu t'i jep dritë të pandalshme deri në Kijamet, ta rrisë xhematin e ta shtoj begatinë.
I falenderojmë jashtzakonisht shumë të gjithë musafirët që na nderuan me pjesëmarrje dhe që dhanë kontributë për mbarvajtjen e këtij manifestimi.
Kryetari i Forumit Rinor Islam z.Mumin Veseli i falenderon të gjithë musafirët dhe departamentin e të rinjëve nga Bujanoci për prezantimin e dramës së mrekullueshme.
Ju faleminderit shumë!
Me respekt,
Forumi Rinor Islam i xhamisë ''Drita''
Es-selam Alejkum
Vëllezër e motra të nderuar!
Me rastin e shënimit të 20-të vjetorit të themelimit të qendrës sonë shqiptare Islame në ''Emmenbrucke'' ne si shoqatë kemi arritur që të përparojmë në shumë dimensione.
Kemi pasur edhe sfida, por edhe suksese të pandalshme dhe për këtë e falenderojmë Allahun xh.sh.
Në këtë jubile të kësaj qendre Islame mjaftë me rëndësi, kemi marr vendim që xhamisë të ia ndrrojmë emrin dhe ta bëjmë një llogo identifikuese të re për xhaminë.
Tash e tutje xhamia ''Emmenbrucke'' do të quhet ''Xhamia Drita''.
Poashtu edhe llogon e re e cila është punuar në mënyrë profesionale.
Shpresojmë se ju kanë pëlqyer këto ndryshime, e ne e lusim Allahun xh.sh që të na ndihmojë në rrugën tonë drejtë qëllimeve tona në dobi të Islamit.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Xhamia Drita
Ftoheni të merrni pjesë në manifestimin e 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqiptare për kantonet LU, OW, NW në Emmenbrücke
Data:10.10.2015
Ora: 18:00
Adresa: Seetalstrasse 16
6020 Emmenbrücke
PROGRAMI:
Pjesa e parë: 18:00-19:30
Pjesa e dytë:
20:00-22:00
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT:
Kur'an, Ilahi, dokumentarë rreth historikut të xhamisë, fjalime pershendetëse, referate, dramë islame etj...
Prezenca juaj do ta bekojë tubimin
KONTAKT PERSONAT:
076 562 31 44
076 411 90 29