Kurban Bajrami

Esselamu Alejkum!

Të nderuar vëllezër musliman!

Ende jemi në ditët e festës së bukur të "Kurban Bajramit", dhe ne se musliman në bazë të mundësive tona jemi të obliguar që të therrim kurban për hir të Allahut.

Allahu thotë: “Thuaj (O Muhamed):- në të vërtetë namazi im, Kurbani im, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun Zotin e botërave.” (En-Am 162).

Muhammedi, alejhi selam ka thënë: “Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës. 

Ajo do të vijë në Ditën e Gjykimit me brirët, leshin e thundrrat e saj, (si dëshmitare e kësaj vepre të mirë). 

Gjaku ka vend tek Allahu përpara se të bjerë në tokë.” 

Tirmidhiu ka thënë se hadithi është Hasen.

Lidhje me këtë rast, shumë nga ju edhe keni shpreh dëshirën dhe gatishmërinë për të therr kurban, Allahu ua pastë pranuar!

Neve si kryesi e xhamisë na keni angazhuar që të bëjmë organizimin e grumbullimit të mjeteve për therrjen e kurbanëve, e ne jemi munduar që besimin tuaj ta dërgojmë në vend.

Kemi angazhuar njerëz në tre vende për therrjen e kurbanëve, si në: Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Kemi bashkëpunuar me bashkësitë Islame në këto vende.

Kemi obligim të ju njoftojmë se gjitha raportet na vijnë nga tereni se amaneti juaj për therrjen e kurbanëve është realizuar në përpikmëri.

Ne ju falenderojmë juve për detyrën e dhënë neve, Allahu ua pastë pranuar kurbanët dhe ju shpërbleftë me xhennet.

Poashtu, kryesia e xhamisë "DRITA", falenderon shumë gjitha bashkësitë Islame në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës për bashkëpunimin e sinqert që pati me ne, shpresojmë që ky lloj bashkëpunimi nuk do të mungoj asnjëherë, Allahu ju shpërbleftë!

Ju faleminderit shumë për bashkëpunimin, Allahu qoftë i kënaqur me ju!

Me shumë respekt e nderime,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Zvicër, 2 shtator, 2017.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0