Esselamu Alejkum!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar vëllezër musliman!
I nderuari xhematë!
I nderuari dhe i respektuari hoxhë Senad Ramadani dhe inderauar hoxh Bunjamin Hasani dhe i nderuar mysafir specijal Hafes Xheladini Jusufi
E falenderojmë Allahun xh.sh shumë për të gjitha të mirat që na i mundëson vazhdimisht.
Salavatet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen e tij dhe shokët e tij të besnik.
Të dashur vëllezër!
Sot, pas shumë muajsh sakrifice e mundimi për të arritur deri këtu, për ta realizuar këtë projekt jetik për ne. për realizimin e objektit të ri të xhamisë, sot ndihemi shumë të lumtur dhe krenar me një punë dhe angazhim kaq të suksesshëm.
Për gjithë këta muaj ne të gjithë së bashku, kush më pak e kush më shumë, në forma të ndryshme, kemi arritur deri në këtë finalizim të realizimi të këtij projekti kaq të mirë.
Ju jam mirënjohës dhe ju falenderoj shumë që keni bërë durim dhe keni dhënë kontribut të gjithanshëm, Allahu ju shpërbleftë.
Ju e dini se ne shpeshherë kemi hasë në vështirësi të mëdha nga mungesa e hapësirës së xhamisë dhe pjesëve shtesë të saj, dhe kjo na ka pamundësuar që të zhvillojmë aktivitete të ndryshme, ndaj, u detyruam që të gjithë së bashku të mobilizohemi dhe të krijojmë një ambient siq është ky sot.
Së pari blemë objektin, më pas morëm licensën, filluam renovimin e tij e shumë punë të ndryshme, shumë para dhe mund, por jemi të bindur dhe të vetëdijshëm se do ja vlente një sakrificë e tillë.
Pas gjithë këtij mundi, unë si kryetar i kryesisë së xhamisë në rradhë të parë i falenderoj ngrohtësisht kryesinë dhe grupin tim punues që nuk më lan vetëm asnjëherë.
Mandej i falenderoj të gjitha firmat dhe sponzorët që na ndihmuan në të gjitha format, dhe të gjithë vullnetarët që me punë fizike dhan një kontribut të jashtëzakonshëm që projektin tonë ta përshpejtojmë.
Andaj, e falenderojmë Allahun shumë që na dha forcë dhe energjit, unitet dhe bashkëveprim që të kemi durim deri këtu.
Pa e zgjatur më shumë, unë ju uroj muajin e bekuar të Ramazanit, e gëzofshim së bashku xhaminë e re, të punojmë për brezat tanë të rinj dhe të jemi sa më unik në gjitha sfidat tona.
E lus Allahun xh.sh që ta kalojmë dhe përjetojmë një muaj të bukur dhe të jemi të falur nga Allahu.
Me shumë respekt e nderime,
Kryesija e xhamis Drita
Kryetar Mumin Veseli
Allahu ju bekoftë!

Kommentar schreiben