
Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër-xhematë i xhamisë "DRITA"!
Me kënaqësi ju njoftojmë se kryesia e xhamisë ka organizuar cikël të ligjeratave nga hoxha i nderuar: Hfz. Xheladin Jusufi.
Ligjeratat mbahen nga dita e martë pas namazit të jacisë e deri të dielën pas namazit të drekës.
Dobi tjetër që mund të përfitoni është se pas mësimit ju mund të parashtroni edhe pyetje, këto pyetje ja drejtoni direkt Hoxhës Xheladin Ef. Jusufi.
Poashtu, ju njoftojmë se mësim-besimi për fëmijët zhvillohet diteve të mërkura pas namazit të drekës dhe të shtunave pas namazit të drekës,ju sugjerojmë që fëmijët të vijnë edhe ta falin namazin e drekës.
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet”.
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t’u mungonte asnjë pjesë e shpërblimit të tyre”.
Ligjeratat do të jenë nga temat prej më të ndryshmëve.
Ju sugjerojmë që të vini dhe t'i ndiqni, e kemi obligim që të paisemi me dituri në rrugën e All-llahut.
Ju falemenderojmë për mirëkuptim, Allahu ju shpërbleftë!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Foto: Xheladin Ef. Jusufi
Kommentar schreiben