Hoxha Izeir

Es-selam Alejkum!

E nderuara dhe e respektuara familja Destani!

Me pikëllim shumë të thellë morrëm lajmin për vdekjen e hoxhës së nderuar ef.Izeir Destanit.

"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi"

Hoxha Izeir, ishte një hoxhë i mirë, punëtorë dhe i sjellshëm me gjitha grup-moshat.
I etur për punë dhe i palodhshëm deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Jemi shumë të lumtur dhe krenar që e njohëm dhe patëm rastin që të bashkpunojmë me të.
Hoxhallarë të tillë i nevoiten sot shumë popullit shqiptarë dhe rinisë sonë në përgjithësi.

Në emër të kryesisë, këshillit mbikqyrës dhe xhematit të xhamisë "DRITA", ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe lusim Allahun s.v.t që ta bëjë prej banorëve të xhennetit dhe t'ju bashkojë juve dhe neve me të në xhennet.

Me pikëllim të thellë,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 31 dhjetor, 2016.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0