Es-selam Alejkum
Të nderuar vëllezër e motra!
Kryesia e xhamisë "DRITA" ndjen obligim dhe kënaqësi që të bëj publik dhe t'ju njoftoj gjithë anëtarësinë e saj se tashmë edhe ligjërisht kemi arritur që të fitojmë kontratën (vendimin) për pronësinë e objektit të xhamisë.
Tash e tutje ne jemi pronarët legjitim të objektit në fjalë.
Kryesia e xhamisë me kshillin mbikqyrs dhe imamin kem bo një punë, mund dhe sakrificë të pakompromis ka arritur që ta rradhisë edhe një sukses mjaftë të qmueshëm, dhe për këtë, e falenderojmë Allahun xh.sh, pastaj edhe gjithë kontribuesit në këtë drejtim.
Ne, ju urojmë të gjithë juve, ta gëzojmë së bashku, t'i edukukojmë gjeneratat tona për të cilat e kemi obligim dhe ta promovojmë Islamin sa më shumë.
Poashtu, lidhje me këtë rast, kryesia e xhamisë kërkon që edhe më tutje të vazhdoj aksioni për pagesën e pjesës së mbetur të borgjit për objektin e xhamisë, akoma kemi nevojë për financa, andaj, ju lusim shumë sinqerisht që ta merrni në konsideratë dhe të kryejmë edhe këtë obligim sa më parë.
Me respekt, ju përshëndetë kryesia e xhamisë "DRITA".
Kryetari: Mumin Veseli
Zvicër, më: 02 Qershor, 2016

Kommentar schreiben