N J O F T I M

Es-selam alejkum!

Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA"!

Në mbledhjen e rregullt të mbajtur më: 01.05.2016, në prani të jush kemi diskutuar dhe debatuar shumë pika me rëndësi për ne.

Si pikë e primare dhe me theks të vecant u diskutua dhe u raportua rreth buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti, në të cilën pikë ne prezantuam gjitha të hyrat dhe të dalurat në xhirollogarinë e xhamisë.

Si pikë tjetër me rëndësi për ne ishte edhe prezantimi i projektit të xhamisë së re para anëtarësisë dhe xhematit, në të cilën u diskutua mjaftë dhe xhemati u ndanë të kënaqur.

Ndër të tjera, u prezantuan edhe idetë e projektit të xhamisë se si do të duket dhe si do të shfrytëzohet në të ardhmen nga xhemati.

Sugjerim:

Të nderuar vëllezër musliman!

Ju apelojmë, ju bëjmë thirrje të fuqishme që edhe më tutje të vazhdojmë në grumbullimin e mjeteve financiare për pagesën e objektit të ri për xhami.

Ju lusim që këtë detyrë ta merrni edhe më serioisht e bashkërisht ta kryejmë këtë obligim.

Shfrytëzojeni cdo mundësi të lejuar për t'i apeluar njerëzit dhe për të grumbulluar mjete financiare.

 

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të derdhin mjetet e tyre në këtë llogari:

Luzerner Kantonalbank AG 6003 Luzern

CH0600778164056952003

Islamisches Kulturzentrum 

Sedelstrasse 7

6020 Emmenbrücke

 

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Allahu ju shpërbleftë e ju nderoftë për gjithë kontributin që po jepni.

Me respekt, 

Kryesia e xhamisë "DRITA" 

Zvicër, më: 3 maj, 2016.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0