Për "1 Prillin" - "Ditën e rrenave"!

Allahu në Kur’an thotë: 

"Pamëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Allahut, e ata janë gënjeshtarë.” (Nahl, 105). 

Allahu, poashtu thotë: 

”Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra.” (Gafir, 28).

Muhammedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: 

”Cilësitë e dyftyrëshit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet tradhëton.” 

(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Gënjeshtra udhëzon drejt të këqijave dhe zjarrit.

Ibën Mes’udi, radiAllahu anhu, thotë se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Sinqeriteti është bamirësi ndërsa bamirësia shpie ne Xhennet. Vërtet njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa të shkruhet tek Allahu, subhanehu ue te'ala, si i sinqertë. 

Gënjeshtra është marrëzi ndërsa marrëzia shpie në zjarr (Xhehennem). 

Njeriu do të vazhdojë te gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu, subhanehu ve te'ala, si gënjeshtar.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Pse gënjejnë njerëzit?

1. Mospasja frikë nga Allahu.

2. Përpjekja për të ndryshuar realitetet.

3. Mashtrimi i njerëzve.

4. Tërheqja e vëmendjes së njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.

5. Mësimi i gënjeshtrës qysh në femijëri.

6. Llogaritja e saj prej “zgjuarsisë”.

Shkëputur disa vargje nga shkrimi i hoxhës: Valdet Kamberi

Kommentar schreiben

Kommentare: 0