Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta e të pandalshme që po organizon kryesia e xhamisë sonë në krye me imamin e xhamisë për të kërkuar përkrahje morale e financiare nëpër disa qytete të Zvicrës dhe më gjerë, Allahu nuk po e le pa rezultate, (ELHAMDULILAH - Falenderimi i takon vetëm Allahut).
Ndërsa në këtë muaj vizituam disa xhami, si psh:
Xhamija Buchs.Sg
Xhamija Glarus
Xhamia Drita në Pratteln
Xhamia Bardhë Aabrug
Xhamija në Flums
Dëshmi kjo se kryesia me imamin e xhamisë "DRITA" po punon intensivisht për të siguruar mjete financiare për pagesën e objektit të ri.
I falenderojmë jashtëzakonisht shumë këto xhami për gatishmërinë e treguar ndaj nesh.
Kryesia dhe imami i xhamisë dhe i tërë xhemati në përgjithësi i janë shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj ktyre xhamive për përkrahjen dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë që ne ndodhemi.
Allahu xh.sh thotë:
“S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…” (Huxhuratë - 10)
Vërtetë ndihma e juaj na bënë të ndjejmë afërsi e ngrohtësi ndaj jush tamam siq e përshkruan edhe Allahu.
E lusim Allahun xh.sh për ndihmën që na keni ofruar e mos ju mungoftë asgjë në jetë, Allahu ua shtoftë gjitha të mirat në këtë botë dhe botën tjetër.
Me shumë respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 26 mars, 2016
Kommentar schreiben