Festë e javës e festë e shpirtit!
Namazi i xhumasë është farz-obligim për çdo musliman, i mençur, moshërritur, i lirë dhe vendas (jo udhëtar).
All-llahu xhele shanuhu thotë:
“O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni me zell për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër).
Kjo është shumë më e dobishme për ju, veç sikur ta dinit!” (El-Xhumua, 9)
Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Falja e pesë kohëve të namazit dhe xhumaja deri në xhumanë e ardhshme i shlyejnë mëkatet (e vogla) që bëhen mes tyre.” (Muslimi)
Namazin e xhumasë nuk e kanë obligim: gratë, fëmijët dhe të sëmurët, të cilëve u vështirësohet gjendja nëse shkojnë në namaz të xhumasë, dhe udhëtarët.
Kommentar schreiben