Es-selam Alajkum!
Të dashur vëllezër e motra!
Pa dyshim se falenderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, ndërsa përshendetjet qofshin mbi Muhammedin alejhi selam.
Në vazhdën e shumë aktiviteteve që po mbanë e po organizohen nga Fri dhe kryesia e xhamisë sonë "DRITA", këtë fundjavë patëm rastin dhe nderin që në tribunën e rradhës të kemi musafir shumë me rëndësi në mesin tonë.
Ndërsa, fundjavën që lam pas, me ftesën tonë që i bëm, patëm nderin dhe rastin që të kemi prezent hoxhën e nderuar: ef.Ibrahim Beqiri, i cili elaboroi një temë shumë interesante "Mendimi pozitiv ndaj njëri tjetrit", temë kjo, shumë me rëndësi për kohën e sotit.
Poashtu, musafir tjetër i kësaj tribune ishte edhe: z.Enver Zekaj nga Novosella e Pejës i cili jeton në Dubai plotë 24 vite.
z.Zekaj, ka të përfunduar dy fakultete:
1. Fakulteti i shkencave Islame, dhe
2. Fakulteti për zhvillim të biznesit.
Punon dhe vepron në shumë sektore ndryshme zhvillimore per davet Islam me një kontribut të jashtëzakonshëm.
Kjo tribunë, ishte shumë e dobishme dhe domethënëse për xhematin tonë, pasi që, tema ishte shumë me rëndësi dhe e qëlluar.
Të nderuar vëllezër e motra!
Kjo nuk ishte as e para, e inshaAllah nuk do të jetë as e fundit tribunë dhe aktivitet në dobi të muslimanëve.
Allahu i shpërbleftë musafirët që na nderuan me pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë, poashtu edhe juve vëllezër e motra për pjesëmarrjen tuaj.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe motivin që po na jepni.
Me shumë respekt,
Kryesia e xhamisë "DRITA"
Zvicër, më: 21 mars, 2016.
Kommentar schreiben