Vizitë

Es-selam Alejkum

Të nderuar vëllezër!

Kryesia e xhamisë sonë po vazhdon aktivitetet e saj në mënyrë të parreshtur për të arritur objektivat tona të përbashkëta që kemi, po punojmë pa ndal, ditë e natë vetëm e vetëm që të realizojmë synimet tona që ia kemi bërë obligim vetës që gjeneratat e ardhshme të gëzojnë trashëgimi të pasur.

Së fundmi kemi realizuar një sër takimesh nëpër disa xhami të ndryshme për të prezantuar projektin tonë të përbashkët, për të kërkuar dorën e ndihmës vëllazërore ashtu sic na mëson feja jonë Islame.

Eshtë për bukuri të shohësh një angazhim kaq të lartë, të përbashkët në mes të kryesisë, xhematit edhe hoxhës tonë të respektuar i cili po na ndihmon e motivon tejmase në qëllimin tonë.

Eshtë për bukuri edhe fakti tjetër se vizitat që po i bëjmë nëpër disa xhami për të kërkuar ndihmë financiare e morale për të paguar detyrimet tona ndaj objektit të xhamisë, po marrim mbeshtetje shumë të fuqishme dhe kjo po na motivon jashtëzakonisht shumë.
Krejt kjo po arrihet në saje të një bashkpunimi të mirfillt të kryesisë me xhematin dhe hoxhën të cilët meritojnë një respekt të theksuar.

Mbesim me shpresë se këto takime tona do të jenë shumë të frytshme dhe produktive.
I falenderojmë jashtëzakonisht shumë gjitha kryesitë dhe vëllezërit tanë që na kanë bërë pritje vëllazërore dhe i falenderojmë shumë për gjithë kontributin e tyre.

Allahu ju shpërbleftë e ju nderoftë!

Me respekt!
Kryesia e xhamisë "DRITA" 
Zvicër, më: 12 mars, 2016

Kommentar schreiben

Kommentare: 0