N J O F T I M

 

Es-selam alejkum!

Të nderuar vëllezër e motra!

I nderuari xhematë i xhamisë "DRITA" dhe ju të dashur vëllezër!

 

Tashmë e dini të gjithë se kryesia e xhamisë sonë ka ndërmarr një hap shumë të madh për blerjen e objektit i cili do të shfrytëzohet për xhami e gjëra të ndryshme në dobi të Islamit.

Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se pikërisht sot, më: 03.03.2016 edhe zyrtarisht kemi nënshkruar kontratën për të deponuar pjesën e parë të pagesës.

 

E falenderojmë Allahun shumë për këtë sukses, dhe e lusim poashtu që edhe pjesa tjetër të mblidhet sa më parë e ta kryejmë sa më parë këtë obligim.

 

Ne, nuk do të biem pre e asnjë fjale e thashetheme të kujtdo qoftë, por do të vazhdojmë misionin tonë që kemi nisur për hir të Allahut xh.sh dhe nuk do të na luhatë asgje nga e drejta.

Këtë mision që e kemi nisur, nuk do të zbrapsemi sepse jemi betuar para Allahut që puna jonë, vepra dhe jeta jonë të jetë në shërbim të Allahut.

 

I falenderojmë jashtëzakonisht shumë të gjithë donatorët dhe kontribuesit që deri më sot nuk po kursejnë asgjë dhe po e ndihmojnë cdo iniciativë nga kryesia e xhamisë.

 

Poashtu, bëjmë thirrje që ky aksion të mos ndalet deri në fund të realizimit të këtij qëllimi, sepse akoma kemi shumë nevojë për të mbuluar shpenzimet e këtij objekti shumë me rëndësi për ne.

 

Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat e kësaj botë dhe botës tjetër.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Me respekt,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Zvicër, më: 03.03.2016

Kommentar schreiben

Kommentare: 0