N J O F T I M

Es-selam Alejkum!

Të nderuar vëllezër e motra!

 

Në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme që po i organizon kryesia e xhamisë "DRITA", të shtunën, më: 27.02.2016 mbajti edhe një aktivitet fetar, respektivisht një tribunë fetare me hoxhën e nderuar Mr.Ragmi Destani nga Bujanoci.

Tema: ''Përcaktimi i synimeve sipas Islamit"

 

Një tribunë shumë e këndshme dhe domethënëse për shqiptarët musliman që jetojnë në mërgim.

I jemi shumë mirënjohës hoxhës së nderuar me të cilën po bashkpunojmë shumë mirë, pasi që ky nuk ishte aktiviteti i parë i yni, kemi pas edhe më herët bashkpunim dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen inshaAllah.

Të dashur vëllezër!

 

Aktivitetet e kryesisë sonë nuk kanë të ndalur, e kemi obligim që të punojmë për Allahun, në mënyrë që ta ngrisim kualitetin e jetës fetare e kulturore në mërgim.

Besojmë dhe shpresojmë se edhe më tutje së bashku me ju nuk do t'i ndalim aktivitetet nga gjitha sferat e jetës në dobi të muslimanëve.

 

E falenderojmë hoxhën për prezencën e tij dhe gjithë kontribuesit e kësaj tribune.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Allahu ju shpërbleftë.

 

Me respekt,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Zvicër, më: 27 shkurt, 2016.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0