ISLAMI - SISTEM I JETËS

Es-selam Alejkum!

 

Të nderuar vëllezër musliman!

 

Me shumë kënaqësi ju shkruajmë nga faqja jonë duke ju përshëndetur për gjitha aktivitetet që po i bëni për xhaminë "DRITA".

Jeni dëshmitar se kohëve të fundit janë shtuar dukshëm aktivitetet në dobi të Islamit, në dobi të muslimanëve, këtë edhe e kemi obligim fetar që të përpiqemi deri në fund të jetës në shërbim të Islamit.

 

Të jesh pjesë e një grupi kaq aktiv, kaq të sinqert, kaq të devotshëm, vërtetë është nder dhe kënaqësi të jesh pjestar i xhamisë "DRITA", kjo dhe na motivon, na jep forcë, na jep kurajo e vullnet që së bashku të rrugëtojmë drejtë ahiretit, mbase edhe pikësynim i yni është vepra për Allahun.

 

Së fundmi kemi nisur projektin gjigant, për blerjen e një objekti për xhami, tribuna e mbjatur me hoxhën e nderuar DR. Zekirja Bajrami, tribunë kjo e mbajtur më: 30.01.2016 e cila po lë gjurmë të pashlyera në mesin tonë.

Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: 

“O Allah veprën time bëre çdoherë të jetë e mirë, bëre atë të jetë e sinqertë për fytyrën Tënde, e mos e bëjë të jetë për dikë tjetër pos Teje.”

 

Edhe neve Allahu na bëftë prej atyre që veprat tona janë të pasta, të drejta, të sinqerta vetëm e vetëm për Allahun.

Ndaj, mbesim me shpresë dhe besim se ky është vetëm një fillim i mbarë e i rrjedhshëm deri në vdekje me vepra të mira.

Kryesi e unifikuar, e fortë, stabile dhe e palodhshme, Allahu ju nderoftë e ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër, amin.

 

Me respekt të lartë,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Zvicër, më: 01 Shkurt, 2016.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0