Njoftim

Es-selam Alajkum!

 

Të nderuar vëllezër e motra musliman!

Të nderuar xhematë i xhamisë "DRITA"!

 

Tanimë jeni të njoftuar edhe publikisht se kryesia e xhamisë ''DRITA'' ka ndërmar një vendim shumë të madh, të nevojshëm po edhe të qëlluar inshaAllah për blerjen e një objekti i cili do të shfrytëzohet për xhami dhe shumë lokale të tjera në dobi të xhematit.

 

Në objektin e ri, do të kemi mundësi shumë më të mira për aktivitete, hapësirë komode për shfrytëzim në dobi të fesë tonë.

Ne bashkërisht e arritëm këtë qëllim, duke e gjallëruar unitetin edhe më shumë brenda xhamisë dhe duke u munduar të dëshmojmë se qëllimi ynë është puna për Allahun xh.sh.

 

Po mundohemi që të bëjmë të pumundurën që ta rrisim jashtëzakonisht shumë aktivitetin tonë brenda kryesisë e xhematit gjithmonë në bashkpunim të ngushtë me hoxhën tonë të nderuar ef.Abdulkerim Sadikun.

 

I gjithë ky bashkpunim i ndërsjellt, na bënë shumë të fortë e të vendosur në synimet tona, posaqërisht na motivon blerja e këtij objekti dhe fjala e Muhammedit alejhi selam ku thotë:

 

Omer ibn Hatabi thotë: 

“E kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë: 

“Ai i cili e ndërton një xhami për hir të Allahut dhe aty do të përmendet Allahu, Allahu (i Lartësuar) do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhennet.”

 

Dashtë Allahu që ne së bashku të gradohemi me mirësitë e Allahut në xhennet, ta keni parasysh se cdo kontribut që e jepni, Allahu e shumfishon në këtë botë dhe botën tjetër.

I nderuari xhematë dhe ju musliman ku do qofshi!

 

Pas këtij vendimi që kemi marr, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këtë objekt të arrijmë ta paguajmë.

Deri më tani mirë ka filluar aksioni, por, ende kemi nevojë shumë për përkrahjen tuaj materiale e morale që ta arrijmë këtë qëllim.

 

Dhe krejt kjo bëhet duke ju ofruar dhe dëshmuar besimin e sinqert ndaj jush.

Presim mbështetjen tuaj të parezervë në këtë aksion madhorë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Me respekt,

Kryesia e xhamisë "DRITA"

Kryetar: Mumin Veseli 

Zvicër, më: 22.Janar, 2016.

Kommentar schreiben

Kommentare: 0