Es-selam Alejkum!
Të nderuar vëllezër e motra!
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se ditëve të fundit me iniciativën e kryesisë së xhamisë dhe rinisë së xhamisë, kemi filluar renovimin e brendshëm të lokalit i cili gjindet afër xhamisë.
Për gjithë këtë investim është përkujdesur një vëlla i yni musliman me firmën e tij "Roial Innenausbaun GmbH", i cili dëshiron që të jetë anonim në sy të audiencës, sepse investimi i tij bëhet për hir të Allahut xh.sh.
Kryesia e xhamisë dhe xhemati, e falenderon jashtëzakonisht shumë këtë vëlla me firmën e tij për gjithë investimin që po e bënë dhe e lusim Allahun Fuqiplotë që t'ja kthej me shumë të mira këtë investim.
Njëherit, besojmë dhe shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit i kësaj firme, pasi që synimet e firmës janë që edhe më tej ta vazhdoj investimin në këtë xhami.
Poashtu, i falenderojmë shumë edhe punëtorët vullnetarë të xhamisë të cilët pa ngurim po japin maksimumin për të krijuar kushte sa më të mira për xhematin.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër për cdo mund që e jepni në rrugën e Allahut, amin!
Me shume respekt e falenderim ju përshëndet kryesia e xhamisë "DRITA"
Kryetar: Mumin Veseli
Zvicër, më: 16 Janar, 2016.
Kommentar schreiben