Es-selam Alajkum!
Të dashur vëllezër musliman!
Pas zgjedhjes së kryesisë së re të xhamisë ''DRITA'', ju njoftojmë se që nga 1 janari i vitit 2016 do të fillojmë me zhvillimin e aktiviteteve brenda xhamisë me kryesinë e re.
Ne jemi betuar se do ta japim maksimumin tonë për të punuar për hir të Allahut, dhe këtë nëso do Allahu do ta arrijmë së bashku, si një ekipë e unifikuar dhe shumë konstruktive.
Ne, i falenderojmë jashtëzakonisht shumë kryesinë e kaluar për punën, angazhimin, përkushtimin dhe gjdo punë që e kanë bërë, Allahu ju nderoftë e ju shpërbleftë me të mirat e Tij!
Edhe më tutje presim këshillat tuaja në mënyrë që të bëjmë sa më pak lëshime në punë!
Ju përshëndetë më shumë ngrohtësi:
Kryetari: zt/ Mumin Veseli
zv kryetari: zt/ Nexhat Shala
Sekretar: zt/ Arbër Abdyli
zv Srekretar: zt/ Selajdin Demiri
Arkatar: zt/ Kemal Adiller
zv arkatar: zt/ Hysni Gurgurovci
Shef Lokalit: zt/ Xhevdet Musliu
Si dhe imamin (hoxhën) tonë të nderuar ef.Abdulkerim Sadikun nga i cili kemi mbështetjen e plotë në cdo iniciativë.
Me këtë përbërje të mrekullueshme, do t'i qasemi punës me shumë përkushtim në dobi të Islamit e të muslimanëve.
Presim edhe mbështetjen e juve të nderuar vëllezër.
Na ndihmoni, na kritikoni e mos na leni të gabojmë aty ku ju e shihni se jemi gabim, pra, na këshilloni e na përmirësoni.
Allahu ju shpërbleftë!
Me respekt,
Kryesia e xhamisë ''DRITA''