Ndryshime 

Es-selam Alejkum të nderuar vëllezër e motra!

Kryesia e xhamisë ''Emmenbrucke'' e cila tash e tutje ka emrin e ri ''Xhamia Drita'' ju njoftojmë për disa ndryshime që janë bërë këto ditë në qendrën tonë Islame Shqiptare.
Pasi që këto ditë kemi shënuar 20-të vjetorin e themelimit të qendrës sonë kulturore fetare kemi marr disa vendime mjaftë të rëndësishme ne si kryesi dhe si grup punues të gjithë së bashku, sepse vetëm në bashkësi e me mirëkuptim suksesi është i sigurtë!
Të gjitha vendimet që janë marr, janë marr në bashkpunim të ndërsjellt duke dëgjuar dhe respektuar mendimet e njëri tjetrit, qoftë për organizimin e manifestimit, qoftë për riemrimin e xhamisë, qoftë për ndryshimin e llogos së xhamisë e vendime të tjera të cilat kan rifreskuar ambientin punues në qendrën tonë.
Kryesia e xhamisë dhe forumi rinor Islam i xhamisë i përshëndetë të gjithë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen e organizimit të manifestimit dhe këto vendime që janë marr në dobi të xhamisë dhe qendrës sonë.
Ne edhe më tutje do të vazhdojmë të punojmë së bashku, duke respektuar idetë dhe mendimet e njëri tjetrit në mënyrë që të nxjerrim më të mirën të mundshme nga mesi ynë dhe më të bukurën.
Lusim Allahun s.w.t që të jap dituri e maturi në hapat e ardhshëm.
Forumi rinor Islam ju përshëndetë dhe ju uron gjitha të mirat, Allahu ju shpërbleftë, amin.


Me respekt,
Forumi Rinor Islam i ''Xhamisë Drita''

Kommentar schreiben

Kommentare: 0