20 Vjet

Es-selam Alejkum të nderuar vëllezër e motra!

Më: 10.10.2015 Qendra Islame Shqiptare ''Emmenbrucke'' në Zvicër ka shënuar përvjetorin e 20-të jubilar.
Me këtë rast forumi rinor i xhamisë dhe kryesia e xhamisë kishin filluar një përgatitje të paparë deri më sot për të shënuar kremtimin e këtij përvjetori.

Shumë aktivitete e vecuan këtë ngjarje të rëndësishme për qendrën tonë Islame Shqiptare, kishim të ftuar musafirë të ndryshëm nga trojet shqiptare të cilët i dhanë një shije të mrekullueshme kësaj ngjarje me fjalimet e tyre.

Poashtu, përvec hoxhallarëve në programin tonë ishte paraparë që të këtë recitim i pjesëve të Kur'anit, këndim të Ilahive e monologje të ndryshme.

Këndin e programit e bënë shumë interesant dhe rrënqethës grupi i artistëve të rinj të BIK-ut nga Bujanoci të cilët me dramën e tyre të drejtëpërdrejtë rrënqethën zemrat e musafirëve sa që edhe lotët nuk munguan.

Organizim madhështor dhe i paparë, parashihej të ishin afër 500 të pranishëm nga shumë vende të ndryshme, lirisht mund të themi se ishte njëri ndër organizimet më të mëdha të kësaj natyre në qendën tonë Islame Shqiptare.

Poashtu, si vecori e shënimit të këtij përvjetori ishte se kryesia e xhamisë mori vendim që xhamia të ketë një emër të ri dhe me kuptim, ku tash e tutje në vend të ''Emmenbrucke'' do të quhet ''Xhamia Drita''.

Përvec riemrimit të xhamisë, pamë të arsyeshme se kjo qendër Islame Shqiptare për këtë 20-të vjetor meriton të ketë një llogo të re, të cilën e prezantuam para musafirëve.

E falenderojmë Allahun xh.sh që na bëri të mundshme gjithë këtë aktivitet dhe e lusim që të na fal për cdo lëshim e ta pranoj cdo vepër të mirë tonën.

E lusim Allahun xh.sh poashtu që qendrës Islame Shqiptare ''Drita'' Allahu t'i jep dritë të pandalshme deri në Kijamet, ta rrisë xhematin e ta shtoj begatinë.

I falenderojmë jashtzakonisht shumë të gjithë musafirët që na nderuan me pjesëmarrje dhe që dhanë kontributë për mbarvajtjen e këtij manifestimi.

Kryetari i Forumit Rinor Islam z.Mumin Veseli i falenderon të gjithë musafirët dhe departamentin e të rinjëve nga Bujanoci për prezantimin e dramës së mrekullueshme.

Ju faleminderit shumë!
Me respekt,
Forumi Rinor Islam i xhamisë ''Drita''

Kommentar schreiben

Kommentare: 0