Sot pra në këtë ditë të bukur të Xhuma-së,xhaminë tonë e zbukuroi edhe më shum me kryerjen e Hatmes së Kur`anit famëlartë edhe atë në moshën 59 Vjeçare Haxhi Idris Shehu.I Dërguari s.a.v.s., qysh në Arafat na ka porositur: "Ua lë dy gjëra, nëse Ju përmbaheni dhe sipas tyre punoni, asnjëherë nuk do të humbni dhe asnjëherë nuk do të jeni të nënshtruar. Ua lë Librin e Allahut (Kur`anin) dhe Sunnetin tim!" dhe këtë amanet të Dërguarit të All-llahut Haxhi Idris Shehu e çoi në vend.
Haxhi Idris Shehu u lindë më 06.06.1954 në Topanicë të Komunës së Kamenicës Republika e Kosovës,jeton në Zvicër nga viti 1977,ai në Vitin 2010 kryen Haxhin,kurse me mësimin e Kur`anit famëlart nisi në muajin Maj 2011 dhe e kreu poashtu në muajin Maj të vitit 2013.
Diplomën e kryerjes së Hatmes së Kur`anit famëlartë pati rastin tja dërzoi Imami pran qendres islame në Luzern Abdulkerim Ef. Sadiku ku mësimet Haxhiu i ndjeki po pran këtij Imami.
Xhamia Shqiptare në Emmenbrücke Haxhiut i uron shum suksese dhe dasht Zoti që Haxhi Idrisi të jetë edhe shembull për të tjerët sepse mësimi i Kur`anit famëlartë asnjëher nuk është vonë po edhe të jeshë në moshë të shtyrë.
Sekretarë Fadil Asani, Emmenbrücke 10.06.2013