Ligjerata Islame për gra

URIME TË GJITHËVE DITËLINDJA E MUHAMEDIT A.S.

>>(Prej Mashrikut, deri n’magrib gjithё Dunjasё-

I dha hjeshi lindja e k’tij Mustafasё )<<

>>Lindja jote botës i solli qetësi, udhëzim dhe Nur,
Për lindjen tënde u gëzuan pemë dhe gur.<<

>>Lindja jote ndriçoi qiellin me gjithë çka ka,
Mirë se na erdhe ja habibi ja Resulall-llah.<<
 
Mirë se vjen o Hanë e Mirë, o Dritë e Dashur, o Bukuri pa krahasim, e përkujtimit të Lindjes së Ma të Mirit e ma të Dashurit, salavatet e selamet e Zotit të gjithësisë qofshin mbi Zotrinë e tij.

Elhamdulilah, o Zot, që na e mundësove rikthimin e përkujtimit të kësaj mirësie mbi mirësi! Ty të qofshim falë që i ngrohe zemrat me prekjet e Dashnisë së zotrisë së bijve të Ademit.

Sonte është natë madhështore për të gjithë besimtarët muslimanë anekënd botës.
Krenohemi me njeriun më të persosur ne rruzullin tokësor i cili lindi në datën e 12 rebiul evelit, e Ai është shembëlltyra e vetme për të gjithë njerëzimin, Muhammedi a.s.
 Secili nga ne duhet të mendoj por kisha thënë edhe të meditoj se a perputhen punët e tij me veprat dhe mesazhet që na i la i derguari jonë.
Poezit të cilat citohen, historia e cila tregohet nga shumë dijetarë te ndryshëm mos te jenë vetëm freskim i shpirtit tonë por të jenë edhe permirësim i gjendjes aktuale.
 Së paku të mundohemi mos ma shumë por një gur ta largojmë nga shumë pengesa që na tangojnë në jetë. Sa i gëzuar do të ishte pejgamberi ynë duke i praktikuar porosit e tij.

Kush gezohet me ne edhe ne gezohemi me te.
thote meshira e boteve Muhamedi a.s.